06:33 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kadyrov e cakton djalin 16-vjeçar mbikëqyrës të shkollës së forcave speciale në Çeçeni

13:40 | 29/04/2024
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kadyrov e cakton djalin 16-vjeçar mbikëqyrës të shkollës së forcave speciale në Çeçeni

Lideri autoritar i Çeçenisë, i mbështetur nga Moska, thotë se e ka caktuar djalin e tij 16-vjeçar mbikëqyrës të një shkolle trajnimi të forcave speciale çeçene në Gudermes.

Adam Kadyrov u bë i njohur në gusht të vitit të kaluar, pasi në internet u postua një video ku ai shfaqet duke e rrahur adoleshentin rus, Nikita Zhuravel, i cili ishte arrestuar për djegien e Kuranit.

Pas incidentit, ndaj tij pati çmime dhe nderime, duke përfshirë një për “kontributin e tij të rëndësishëm personal në forcimin e Islamit dhe mbrojtjen e vlerave të tij”.

“Vendosa të caktoj Adam Kadyrov si mbikqyrës, ai është i njohur nga afër me aktivitetet e universitetit të njohur, kështu unë besoj se do të përballojë në mënyrë të përsosur përgjegjësitë e tij të caktuara”, ka shkruar Kadyrov në Telegram.

Të afërmit dhe miqtë e Ramzan Kadyrov marrin rregullisht çmime në nivele dhe pozicione të ndryshme në Çeçeni.

Vajza e dytë e Kadyrov, Khadizhat 24-vjeçare, u emërua nënkryetare e parë e administratës së qeverisë së Çeçenisë.

Vitin e kaluar, Ramzan Kadyrov i ka ndarë vetes medaljen “Heroi i Çeçenisë”.

Medalja që mori Kadyrov më 24 shkurt ishte krijuar nga vetë ai për të “nderuar çeçenët” që marrin pjesë në pushtimin rus të Ukrainës, që ka nisur në shkurt të vitit 2022.

Kadyrov kishte dërguar në Ukrainë edhe anëtarë të grupit të tij për të luftuar përkrahë forcave të rregullta ruse, dhe është raportuar se ai personalisht ka qëndruar në Ukrainë në marsin e vitit 2022.

Megjithatë, Kadyrov shpesh ka qenë kritik edhe ndaj komandantëve të lartë rusë lidhur me mënyrën se si kanë udhëhequr pushtimin e Ukrainës.

Etiketa: cecenikadyrov
Pas

Hasani: Përdorimi i sistemeve duhet bërë vetëm bazuar në normat, parimet, ligjet ndërkombëtare dhe respektimin e të drejtave të njeriut

Para

“Ruani etikën, merruni vesh me njëri-tjetrin”, debat mes Salianjit dhe Gjylametit te “TIMS”

Para
“Ruani etikën, merruni vesh me njëri-tjetrin”, debat mes Salianjit dhe Gjylametit te “TIMS”

"Ruani etikën, merruni vesh me njëri-tjetrin", debat mes Salianjit dhe Gjylametit te “TIMS”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.