Erion Veliaj ka nisur fjalimin e tij përpara qytetarëve, ku ka konfirmuar rikandidimin e tij për Bashkinë e Tiranës, që në krye të herës ai e ka nisur me falenderime për familjen e tij.
“Kajan është si shoku Gramoz, që po nuk filluan gjërat në orar ai proteston, dhe tani po fle. Unë falenderoj gruan dhe nënën time që kanë qenë pranë meje dhe kur kanë humbur njerëzit e saj më të dashur.
Kam një falenderim për të gjithë demokratët që i janë bashkuar festës sonë, e kuptoj zhgënjimin tuaj me njerëz që nuk iu përfaqësojnë. Kam shërbyer në detyrën më të bukur që është besuar”, u shpreh Veliaj.
Veliaj tha më tej se të gjithë ata që shohin se mes tij dhe kryeministrit Rama përçarje, e kanë gabim, pasi ata janë më pranë se kurrë.
“Thanë, Erioni dhe Edi nuk i ka punët mirë, e vetmja shpresë që ata të kenë ndonjë shans është të zihemi. Unë dhe Rama jemi më bashkë, më fort dhe të vendosur se kurrë të cojmë para Tiranën dhe ai vendin dhe ambicien tonë evropiane”- tha ai.
“Do fitojmë në Astir dhe do të kemi një unazë moderne. Do të kemi një kopsht zoologjik komëbtar. Do kemi një teatër të ri kombëtar që zëvëndëson një karakatinë 100-vjeçare. Epoka e gurit nuk mbaroi se mbaruan gurët. Shumë vijnë të armatosur me gurë në Tiranë. Ne i themi jo bullzimit dhe atyre që përdhosin Tiranën”, përmbylli fjalën e tij Veliaj.
(E.K/FAXWEB.AL)