14:00 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kajmaku bëri “puç” në bashkinë e Vorës, zbulohet veprimi i papritur pak orë para shkarkimit

11:05 | 07/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kajmaku bëri “puç” në bashkinë e Vorës, zbulohet veprimi i papritur pak orë para shkarkimit

Sot bëhen 7 ditë kur bashkia e Vorës nuk ka një kryetar, kjo pas vendimit të KQZ-së të premten e shkuar për ta shkarkuar Agim Kajmakun si të prekur nga dekriminalizimi.

Teksa Presidenti i Republikës, njëlloj me Shkodrën, pritet të mos dekretojë përsëritjen e zgjedhjeve, rruga e menduar për tu ndjekur nga socialistët ishte që këshilli bashkiak të komandonte përkohësisht si kryetar një nga nënkryetarët e bashkisë.

3 muajt e tij në detyrë, Kajmaku kishte punuar me dy nënkryetarë: Aqif Muça dhe Laureta Omeri.

Në një lidhje live gazetarja Esiona Konomi tha se kjo e fundit ishte rekomanduar për atë detyrë nga e deleguara e PS-së në atë zonë, Belinda Balluku.

“Së fundmi marrëdhëniet e Kajmakut me Ballukun nuk ishin të mira, dhe nënkryetarja e bashkisë, Laureta Omeri, ishte kthyer në një mollë sherri”, tha gazetarja.

Pikërisht zonja Omeri ishte projektuar që të zgjidhej nga këshilli bashkiak si drejtuese e përkohshme e bashkisë Vorë.

Por, edhe i zhënjyer nga fakti që partia nuk e mbrojti nga shkarkimi, por edhe për të mos i lënë kontrollin e bashkisë Ballukut, Agim Kajmaku ka bërë një lëvizje surprizë.

Abc News ka mësuar se të premten në mëngjes, përpara se KQZ ta shkarkonte, Kajmaku ka shkuar në zyrën e tij, dhe ka shkarkuar dy nënkryetarët e bashkisë: Muca dhe Laureta Omeri.

Në vend të tyre, ka emëruar vetëm një nënkryetar bashkie, shefin e tij të kabinetit, Gent Picari.

Në këto kushte, Këshilli bashkiak është i detyruar ta caktojë Picarin, të besuarin e Kajmakut, në krye të bashkisë.

Në këtë mënyrë, Kajmaku sposton partinë nga konkrolli i bashkisë, dhe e merr atë vetë gjithë influencën në institucion, edhe duke mos qenë kryetar.

Dy nënkryetarët janë përpjekur t’i shpallin të paligjshme të dy urdhërat e shkarkimeve, por ende ndonjë institucion nuk i ka rrëzuar ato.

 

Pas

Grabitja e 11 mln lekëve në postën e Krujës, gjashtë të arrestuar (EMRAT)

Para

Të gjithë në duart e Erdogan/ Turqia kap gruan e parë të liderit të ISIS (FOTO)

Para
Të gjithë në duart e Erdogan/ Turqia kap gruan e parë të liderit të ISIS (FOTO)

Të gjithë në duart e Erdogan/ Turqia kap gruan e parë të liderit të ISIS (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përmbushet profecia e “Baba Edit”, jo 78 por plot 85 mandate deri tani

Berisha: Kurrë më parë bandat nuk kanë pasur më shumë përfaqësues në Parlamentin shqiptar

Pas humbjes së zgjedhjeve, Berisha del në shesh: Protestë ditën e Samitit të Komunitetit Politik Europian

Samiti Europian në Tiranë, policia e shtetit tregon akset rrugore që duhen shmangur në kryeqytet gjatë së premtes

Numërimi i votave të 11 majit drejt përfundimit, PS 52,08 % dhe PD-ASHM 34,47% në 4991 qendra

Diaspora/ Numërohen mbi 20% e zarfeve, kryeson PS me rreth 1700 vota

Votat preferenciale në Tiranë/ Tabaku futet në Kuvend, ikën Erald Kapri i Mundësisë

Makina përplas 12-vjeçaren pranë shkollës në Korçë

“Nuk do të lejojmë ‘trafikimin’ e votave”, Celibashi mesazh kandidatëve të listave të hapura: Kemi pamjet filmike! Nëse shohim mospërputhje…

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.