Një qytetar ka denoncuar kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun për të cilin thotë se, pasi gënjeu në formularin e dekriminalizimit dhe askush nuk e ndëshkoi për këtë gjë, tani po ndërton edhe një shtesë pa leje në mes të Tiranës.
Denoncimi i tij është bërë publik nga ish-kryeminitri, Sali Berisha përkrah të cilit shkruan se kryebashkiaku shton kate në mes të kryeqytetit, “nën hundët e narkopolicisë”.
Denoncimi i plotë:
Per Kajmakun e narkoshtetit ligji nuk ekziston!
Ai shton kate ne mes te Tiranes ne hundet e narkopolicise!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
Kajmaku i partise Narcos. Mashtron me formularin e dekriminalizimit por as nuk denohet e as nuk shkarkohet. Ben ndertim te paligjshem mu mbi kokat e policise mes Tiranes por narkoshteti qe lufton banoret qe mbrojne shtepite e veta nuk vepron per ndertimin e paligjshem te Kajmakut te partise. Ja kontrolli mbi territorin mes Tiranes
(F.GJ/FAXWEB.AL)