20:42 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kajmaku të dënohet, falsifikoi formularin e dekriminalizimit”, Gjata: Rrezikon deri në katër vite burg

13:37 | 29/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çlirim Gjata liston një më një emrat e kriminelëve: Ja kush do t’a shkarkojë Ilir Metën

Falsifikoi formularin e dekriminalizimit, Gjata: Kajmaku duhet të dënohet deri me 4 vitë burg

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike Çlirim Gjata gjatë një dalje për mediat, në lidhje me akzuat për Agim Kajmakun, deklaroi se ai duhet të ishte në burg.

“Prej 24 orësh në krye të Bashkisë së Vorës po qëndron një person, i cili duhet të ishte në burg për fallsifikim të Formularit të Dekriminalizimit. Agim Kajmaku vazhdon të jetë në detyrën e kryebashkiakut me mbrojtjen e Edi Ramës, megjithëse prokuroria vërtetoi çdo akuzë të bërë nga Partia Demokratike dy muajt e fundit.

Ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit, jo vetëm që humbet mandatin, por dënohet deri me 4 vite burg. Gjykata ka detyrimin ta dënojë deri në katër vite burg. Edi Rama e ka lidhur fatin e tij me krimin.

Kajmaku është kapur me shkelje të rëndë. Bashkëqeverisja e Edi Ramës, është arsyeja pse dera e Europës ka mbetur e mbyllur për Shqipërinë.

Agim Kajmaku dhe Edi Rama nuk ndryshojnë nga njëri tjetri. Janë pikërisht këto forma dhe këto metoda që ka përdorur Edi Rama për të mbajtur pushtetin.”- u shpreh Gjata.

DEKLARATË E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE, ÇLIRIM GJATA

Prej 24 orësh në krye të Bashkisë së Vorës po qëndron një person, i cili duhet të ishte në burg për fallsifikim të Formularit të Dekriminalizimit. Agim Kajmaku vazhdon të jetë në detyrën e kryebashkiakut me mbrojtjen e Edi Ramës, megjithëse prokuroria vërtetoi çdo akuzë të bërë nga Partia Demokratike dy muajt e fundit.

Agim Kajmaku gënjeu qytetarët shqiptarë dhe votuesit e Bashkisë së Vorës për të kaluarën e tij kriminale në Greqi. E vërteta, siç u provua nga prokuroria, është se Edi Rama kandidoi në 30 Qershor një të arratisur nga drejtësia, me urdhër kërkimi në Greqi dhe në Europë deri 6 javë më parë.

Përpjekja e Edi Ramës për të mbrojtur një zyrtar të lartë që ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe ligjin nuk ka mbaruar. Agim Kajmaku qëndron në detyrë dhe akoma nuk është shkarkuar nga Edi Rama, njeriu që i dha mbështetje politike, duke e kandiduar për Bashkinë e Vorës.

Ligji i dekriminalizimit shprehet fare qartë se një funksionuar i lartë publik, i cili kapet në fallsifikim të formularit të dekriminalizimit, humbet mandatin dhe dënohet deri në 4 vjet burg.

Sjellja e Edi Ramës në mbrojtje të kriminelëve që përfshiu në politikë, nuk është e papritur. Edi Rama e ka lidhur fatin e tij politik me krimin, prandaj nuk zbaton Kushtetutën për të shkarkuar kryetarin e tij të Bashkisë Vorë, të kapur në shkelje të rëndë të ligjit të dekriminalizimit.

Bashkëqeverisja e tij me krimin dhe më të fortët që blejnë vota për të, pa u dënuar nga drejtësia, është arsyeja pse dera e Europës vazhdon të qëndrojë e mbyllur për Shqipërinë.

Sjellja me rastin e Agim Kajmakut, duke e mbrojtur, edhe pas verifikimit zyrtar të Prokurorisë, është tregues se Edi Rama nuk ka ndërmend të marrë seriozisht as kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman, ku zbatimi i ligjit, lufta kundër krimit, ndëshkimi i zyrtarëve të lartë dhe i kujtdo që ka vjedhur zgjedhjet janë rruga për të çuar Shqipërinë drejt hapjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Agim Kajmaku dhe Edi Rama nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri. Ata e sfidojnë shtetin ligjor, gënjejnë qytetarët në mënyrë të paturpshme dhe përdorin çdo mjet për të qëndruar në pushtet kundër interesit publik.

Etiketa: clirim gjata
Pas

Shkon për marrëveshjen historike të detit, Rama mahnit dhe Mitsotakis: Aaaaa, sa kravatë e bukur

Para

Vrasja makabre e Zarif Alliut pas prishjes së pazareve të drogës, 31 vite burg për autorët

Para
Vrasja makabre e Zarif Alliut pas prishjes së pazareve të drogës, 31 vite burg për autorët

Vrasja makabre e Zarif Alliut pas prishjes së pazareve të drogës, 31 vite burg për autorët

Discussion about this post

 



Të Fundit

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

DASH ngre alarmin për Iranin: Thirrje urgjente për largim të menjëhershëm të amerikanëve

34 vite PS, Rama: Kur të mos jetë Gramozi në këtë oborr, atëhere shqetësohuni

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e Petrit Hysës

Rama: Mandati i katërt nis me një skuadër të re dhe të jashtëzakonshme

PS feston 34 vite, Klosi: Ky mandat shënon afrimin me Evropën

34 vjetori i themelimit te Partis Socialiste

“Ilaçi më i mirë është paqja”, OBSH dënon sulmet ndaj institucioneve shëndetësore

Irani rrit tensionet: Ndërhyrja e një pale të tretë s’do tolerohet, reagimi do të jetë i menjëhershëm

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.