Edhe pse kanë kaluar muaj që kur Agim Kajmaku është shpallur në kërkim nga ana e Policisë, shteti shqiptar duket se ka humbur çdo gjurmë për të parin e Vorës, që qendroi në pushtet për shumë pak kohë.
Por pavarësisht se policia e shpall në kërkim nën akuzën e deklarimit të rremë dhe falsifikimit të dokumenteve, Kajmaku vijon jetën e tij normale, madje dhe më aktiv se zakonisht në mjetet e reja të komunikimit.
Gjatë ditës së sotme, të gjithë ata që kanë të shënuar numrin e Kajmakut, iu ka mbërritur një njoftim se ky i fundit më në fund i është bashkuar platformës Viber.
Shpresojmë që kryeministri Rama t’ia ketë fshirë numrin e kontaktit Kajmakut, pasi me siguri që nëse e sheh njoftimin s’do lërë gurë pa lëvizur për arrestimin e tij.
Aq shumë është e ‘interesuar’ policia që ta arrestojë Kajmakun, saqë pak ditë më parë Ministria e Brendshme e drejtuar nga Sandër Lleshaj, do ti jepte kompanisë së tij një tender disa milionësh përmirëmbajtjen e luleve dhe pemëve.
E sa për Viber-in, Kajmakut do ti duhet që të komunikojë sa më shpesh me familjarët e tij, në rast se nuk e bën gjumin e qetë në një çati me ta.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post