Ylli brazilian, Rikardo Kaka ka deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e futbollit amerikan. 35-vjeçari deklaroi në një konferencë se nuk do të rinovojë kontratën me Orlando Sitin.
“Siç e dini të gjithë, kontrata ime me Orlando Sitin përfundon këtë vit. Vendimi im është të mos e rinovoj më këtë marrëveshje. Jam menduar shumë për këtë vendim, por tani ndjej se kam nevojë për sfida të reja”, tha Kaka.
Pas Pirlos, që deklaroi se do largohet nga futbolli i luajtur, tashmë futbolli amerikan humb një tjetër yll.
Nuk dihet nëse futbollisti do të largohet përfundimisht nga futbolli apo vetëm ka ai amerikan. (J.V/Shuplaka)