Doktorët që kundërshtojnë masat e izolimit në veri të Kalifornisë paralajmëruan sot se ka pasur më shumë vdèkje nga vetëvrásjet sesa nga Covid-19 gjatë preiudhës së krizës prej pándemisë. “Numrat janë të paprecedentë,” tha Dr. Michael deBoisblanc i qendrës mjekësore John Muir në Kaliforni. Ai foli me mediat për rritjen e numrit të vetëvrásjeve dhe shpjegoi se në katër javët e fundit kanë vrárë veten më shumë se mesatarja e gjithë vitit.
“Personalisht besoj se është koha të kthehemi te aktiviteti normal. Izolimi u vu fillimisht për uljen e infèksioneve dhe për të siguruar që spitalet të kenë burimet e nevojshme për të trajtuar pacientët e COVID. Këtë të fundit tashmë e kemi por shëndeti tjetër i komunitetit tonë po vùan”.
Kacey Hansen, infermiere e traùmës në qendrën John Muir, shprehu shqetësim për rritjen e numrit të tentativave të vetëvrásjes, ashtu si dhe kapacitetit të spitalit. “Nuk kam parë asnjëherë kaq shumë lèndime të qëllimshme”, tha ajo.
Guvernatori demokrat i shtetit Gavin Newsom vendosi izolimin në shtëpi më 19 mars. Por bizneset në të gjithë Kaliforninë e kanë shkelur dekretin dhe qindra protestues kanë dalë nëpër rrugë për të protestuar kundër masave.
Demonstruesit thonë se qëllimi i masave, pra ulja e numrit të infèktimeve, është arritur në mesin e prillit, e pohuar nga vetë guvernatori Newsom. Vetëvrásjet janë kthyer në një çështje të rëndë që prej vendosjes së masave, si rezultat i humbjes së një numri rekord vendesh pune dhe stresit e shqetësimit që e shoqëron.
Në fund të marsit ka pasur më shumë vdèkje nga vetëvrásjet në një qytet të Tennessee sesa në të gjithë shtetin nga pándemia e Covid-19. Në një raport të fundit të majit thuhej se në SHBA 75,000 njerëz mund të vdèsin jo nga virusi, por ankthi, humbja e vendeve të punës dhe varësia nga alkooli e drògat që lidhen me pándeminë.