Në Kaliforni ende mbetet gjendja shqetësuese pasi 14 vatra zjarri po po përhapen me shpejtësi dhe tashmë kanë pushtuar një sipërfaqe prej 57 mijë hektarësh. Nga këto zjarre janë evakuar mbi 20 mijë persona nga banesat e tyre në Kaliforni.
Të prekura janë zonat e Napa-s, Sonoma dhe Juba, të njohura për prodhimin e verës. Të paktën 2 persona humbën jetën dhe 2 të tjerë kanë marrë plagë të rënda.
Guvernatori i Kalifornisë shpalli gjendjen e emergjencës, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë luftën për shuarjen e flakëve. Deri më tani janë shkruambuar 150 godina. (J.V/Shuplaka)