Policia e Cërrikut ka arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim, nga D.V.P Gjirokastër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:
- Olsi Hysa, 28 vjeç, banues në Belsh Elbasan.
- Ali Jahja, 27 vjeç banues në fshatin Kajan, Belsh.
Kapja dhe ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Veprimet për ekzekutimin e vendimit penal për këta shtetas do të kryen nga D.V.P Gjirokastër.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post