Pas miratimit të ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni me 64 vota pro mes tensioneve të shumta në Kuvend, ka reaguar kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi.
Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Xhaferi ka bërë me dije se ligji u miratua.
“Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe u votua. Ligji për gjuhët sapo kaloi. Urime!”, shkruan kryeparlamentari Xhaferi.
(B.H/Faxweb)