Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si kazan mediat greke që 3 ditë më parë njoftuan një vizitë të shpejtë të tij në Trikalla.
Mediat greke raportuan se Rama ka ngrënë një drekë, i shoqëruar nga truprojat e tij, më pas ka shijuar një kafe.
Por Kreu i Qeverisë shqiptare e ka cilësuar këtë lajm si Fake News, duke u shprehur se deri në 2020 pushimet do i bëjë në Shqipëri, madje jo vetëm ai, por edhe anëtarët e kabinetit qeveritar.
Megjithatë gazetari Shpëtim Zinxhiria, i cili raportoi në Fax News lajmin e medias greke, ka komunikuar me gazetarin që ka publikuar lajmin, i cili është shprehur se njerëz të besuar në hotel e kanë lajmëruar se kryeministri shqiptar kishte drekuar dhe kishte pirë kafe i vetëm gjatë orës 15-17.00 të pasdites.
“E verteta qendron ne mes…! Gazetari Vasilis Aleksiu: Edi Rama ka drekuar, punonjësit e hotelit nuk kanë arsye të gënjëjnë dhe t’u shkojë papritur mëndja te kryeministri shqiptar.
Për hir të vertetës isha unë që publikova këtë lajm më 23 gusht te 2019 dhe për këtë kisha për detyrë të komunikoja përsëri për zbardhur te vertetën me gazetarin grek Vasilis Aleksiu të Trikalavoice, që kishte publikuar lajmin mbi viziten e kryeministrit shqiptar Edi Rama ne Tikalla te Greqisë. Por mesa kuptova e verteta qendron diku ne mes. Por…
Ne bisedë telefonike gazetari me tha se ishte ai qe kishte publikuar lajmin, pasi ate e kishin marre ne telefon nga drejtuesit e hotelit dhe i kishin thënë po atë mbrëmje se, kryeministri shqiptar kishte drekuar dhe kishte pirë kafe i vetëm gjatë orës 15-17.00 të pasdites.
I pyetur pse nuk ka ndonjë fotografi gazetari u përgjigj se : Punonjësit e hotelit nuk kishin arsye ta benin nje gje te tillë, mos ndoshta edhe pse ai ruhej nga trupa te shumte te sigurise. Unë kam besim te ata drejtues te hotelit pasi janë njerëz te besueshëm dhe nuk kane arsye te shpifin dhe tu shkojë mëndja te kryeministri shqiptar për të shpifur ose për te dhene një lajm të rremë. Nuk di se cfare të them tjetër, por theksoj se kryeministri shqiptar kishte ndaluar ne Kallabaka ku për kete ka publikuar edhe portali i kësaj zone…! E verteta është se ka qenë në Trikalla…”- shkruan Zinxhiria.
Postimi i Ramës për mediat ditën e djeshme, për të përgënjeshtraura lajmin.
“Madje që ta merrni vesh me këtë rast, meqë s’e dini akoma (sepse gjërat kuptimplota në përgjithësi, e ato të qeverisjes në veçanti nuk ju interesojnë): Lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë edhe për ministrat. Kështu që kalinihta nga Surreli pedhaqia. Mirë një kazan grek, po ju në Shqipëri o ju marrsha të ligat s’e verifikonit dot njoftimin e atij kazani, isha këtu apo kisha ikur fshehurazi me pushime në Greqi? Jo në Greqi, po askund përveçse në Shqipëri, s’kam bërë e s’bëj pushime si KM, qysh nga vera e 2013 deri në verën 2020 e X!”-shkruan Rama në “Twitter”.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post