Ditën e sotme u bë publik lajmi se kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, është kallëzuar penalisht në Prokurori, nga tre efektivë të Policisë së Shtetit, me pretendimin se i ka penguar të ushtrojnë detyrën.
Sipas të dhënave nga organi i akuzës, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën turistike të Shëngjinit, jashtë ambienteve të një hoteli në vijën e parë të bregdetit, ku punonjësit e Policisë kanë kërkuar ndërprerjen e muzikës dhe mbylljen e lokalit, por kanë hasur në kundërshtinë e pronarit të subjektit.
Pas mbërritjes së forcave Shqiponja për përforcim, ka dalë nga lokali dhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, duke i penguar që të ushtrojnë detyrën, me pretendimin se ligjin e bënte ai.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar ekakluzivisht për FaxNews, dhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, i cili shpreh versionin e tij. Pronari pohon se ishte një darkë pune mes kryetarëve të komunave të Kosovës dhe sipas tij kërkesa për vendosjen e muzikës u bë nga ambasadori kosovar i cili kërkoi vendosjen e një kënge të Adem Jasharit.
Efektivët policor sipas pronarit nuk janë ofenduar as nga vetë ai as nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu.
“Rreth orës 10 e 10 minuta të darkës ëshgtë kryer takimi me ca kryetarë komunash dhe ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë dhe nga Bashkia e Lezhës është organizuar një eveniment në qytezën e Shëngjinit, pas takimit që bëri ministri Klosi ku të gjitha restorantet prezantuan gastronominë e qytetit më pas u organizua një darkë me kryetarë të komunave të Kosovës.
Në darkë e siper ambasadori ka kërkuar që të këndohet një këngë patriotike atë të heroit kombëtar Adem Jashari.
Në ate kohë kanë ardhë dy rapsodë në lokalin tim , unë nuk e quaj muzikë të lartë një këngë folklorike që këndohet me sharki sepse ne jemi edhe malësorë.
Ka ardh një patrullë policie edhe me njoftoi stafi, kam dalë edhe i kam sqaru që nuk mund ta mbyllim lokalin sepse është aktivitet i Bashkisë dhe në ate moment kam njoftu shefin e bashkisë Zotin Ndreu.
Në atë moment ata thanë që nuk të njohim as ty as kryetarin me një etikë që vetëm policët e Lezhës e kanë dhe pastaj pa pikë turpi kanë sjellë ” Shqiponjat”.
Kishte reagim tendencioz, ose ata kane mendu se jemi opozita , mund të jetë politike nuk e di.
Mua nuk më interesojnë këto fjalët nëpër media, fjala biznesmen përkthehet keq këtu, si i fortë dhe mua më erdhi turp për figurën e keqe qëe bëmë, për ata kryetarë që nuk mundëm as një këngë patriotike tu këndonim.
Nuk pati nevojë të behej sherri me fjalë sepse mund të më vinin një gjobë, për këngën e Adem Jasharit dhe nuk e kuptoj kujt po i shërben e gjithë kjo.
Zoti ndreu ka qenë me 15 kryetarë komunash brenda dhe ambasadorin dhe s’ka bërë asnjë shkelje
Policët nuk janë ofenduar në asnjë moment.
Ajo që më persekuton emrin i biznesit është të përflitet biznesi im dhe ai takim mikpritës që do tregonte rolin tonë në turizëm dhe gastronominë”, tha pronari.