11:42 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kallëzimi për Isa Sakjan, Basha reagon ashpër: Kryeministri hakmarrës nuk e pranon dot që…

11:34 | 16/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas akuzave të Ramës reagon Isa Sakja: Sulmi ndaj meje si në ’45. Ja çfarë e shqetëson kryeministrin

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar lidhur me kallëzimin penal që IKMT ka ngritur në drejtim të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, ku e akuzon për dhënien e lejeve të ndërtimit në mënyrë të paligjshme.

Basha thotë se ky është një sulm politik ndaj Sakjas, i udhëhequr nga vetë Edi Rama, që ka në drejtimin e bashkive kryesore të vendit, njerëz të korruptuar  dhe që drejtojnë trafiqet e drogës.

‘’Ky sulm politik është i orkestruar nga një kryeministër hakmarrës, që nuk e pranon dot se qytetarët në Kavajë nuk drejtohen më nga një përdhunues dhe trafikant droge apo grabitës pronash në bregdet”, shkruan mes të tjerave Basha në postimin e tij në Facebook.

Reagimi i plotë i Bashës:

Kallëzimi penal kundër Kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, është sulm politik kundër kundërshtarit politik, i parathënë nga Edi Rama disa javë më parë. Ky sulm politik është i orkestruar nga një kryeministër hakmarrës, që nuk e pranon dot se qytetarët në Kavajë nuk drejtohen më nga një përdhunues dhe trafikant droge apo grabitës pronash në bregdet.  

Kallëzimi politik penal kundër Isa Sakjas vjen nga i njëjti kryeministër i korruptuar dhe i lidhur me krimin që vazhdon të mbrojë Vangjush Dakon, i cili betonizoi Durrësin dhe plazhin e tij, duke u dhënë pasuri publike kriminelëve me të cilët bleu votat.

Kallëzimi është urdhëruar nga kryeministri i Qazim Sejdinit, që komandon trafikun e drogës në Elbasan dhe e ka bërë qytetin plaçkë betoni të bandave. Sulmi politik ndaj kryebashkiakut të Kavajës vjen nga i njëjti kryeministër që, bashkë me shërbëtorin e tij, Erion Veliaj, kanë betonizuar Tiranën, duke e shndërruar në  lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave në Ballkan.

As kallëzimet politike, as gazi lotsjellës, as propaganda nuk e ndihmojnë dot më Edi Ramën. Kryeministri më i korruptuar sot në Europë e ka humbur Kavajën dhe, shumë shpejt, ka për të humbur gjithë Shqipërinë!

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: edi ramakallezimi per isa sakjansakjasakja rama
Pas

Tenton t’i arratiset policisë, arrestohet 29-vjeçari i armatosur

Para

Përlotet teksa tregon historinë e jetës, zv.ambasadorja e SHBA-ve apel politikanëve: Bashkohuni sot!

Para
Përlotet teksa tregon historinë e jetës, zv.ambasadorja e SHBA-ve apel politikanëve: Bashkohuni sot!

Përlotet teksa tregon historinë e jetës, zv.ambasadorja e SHBA-ve apel politikanëve: Bashkohuni sot!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Media iraniane: 60 të vdekur, mes tyre 20 fëmijë nga shembja e një ndërtese pas sulmit izraelit

I akuzuar për masakrën e Bradasheshit dhe grabitjen në Rinas, lihet në burg vëllai i Nuredin Dumanit. Zbutet masa për Armis Stafën, “ushtarin” e Çopjave

Kokainë, armë dhe municione, bie në pranga Krisald Kundraxhi, bashkëpunëtor i Gjergj Cukalit

Interpol Tirana/ Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.

“Nuk e kemi luftën me ju”, Netanyahu i drejtohet me fjalim popullit të Iranit

Sulmet e Iranit, ministria e Jashtme: 5 shtetas shqiptarë në Izrael, ambasada jonë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta

Sulmi i Iranit mbi Izrael, Ministria e Jashtme: Nuk ka asnjë raportim për shqiptarë të lënduar

Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes” dhe pse u ngrit në Iran pas sulmit të Izraelit?

Finalizohet operacioni policor i koduar “Check Point”.

Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari dhe punonjësi (EMRAT)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.