Një vajzë e re nga Gjirokastra ka kallëzuar xhaxhain e saj në polici, se ushtronte dhunë psikologjike ndaj saj. Pas kallëzimit, 20-vjeçarja me inicialet V.A është marrë në mbrojtje nga Prokuroria.
“Më datë 06.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.A, vjeç 20, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se xhaxhai, shtetasi I.XH, vjeç 51, banues në Gjirokastër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, thuhet në njoftimin e policisë. (D.D/Shuplaka)