70 gra e vajza, punëtore të fabrikës “ Ozgun Kan Albania” kanë protestuar këtë të shtunë para Prokurorisë Fier, për dhënien fund zvarritjes së shqyrtimit të kallëzimit penal ndaj kësaj kompanie , e cila në mënyre abuzive nuk ka paguar pagat për nje periudhe prej dy muaj e 10 dite. Ato pohojnë të indinjuara se kallëzimi ka më shume se dy muaj që fle në zyrat e prokurorise dhe asgjë nuk është bërë deri me sot per ti dhene fund hetimit gjyqesor.
“Ne punuam pa nënshkruar kurrë një kontratë dhe zbatuam cdo kërkesë që merrnim nga menaxherët e fabrikes por po jetojme në limitet e mbijeteses”– thanë ato.
Ndërsa perfaqesuesit e “ Koalicionit për pune të denje” në mbështetje të kauzës së këtyre punetoreve , ne kuadër edhe të Ditës së Ndërgjegjesimit për Punëtoret e Fasonerise, janë shprehur se qeveria shqiptare duhet të luftojë realisht padrejtësitë , indiferencen dhe shfrytezimin e punetoreve shqiptare duke listuar njëherazi edhe disa kritere, të cilat duhen respektuar në favor të punonjeseve të fasonerisë.
Protestueset kane pohuar njëzëri se nuk do t’i ndalin protestat deri në zgjidhjen e problemit te tyre.