Ai është bërë i njohur si Robinson Crusoe i Italisë pasi kaloi më shumë se 30 vjet si i vetmi banor i një ishulli në brigjet e Sardenjës. Por Mauro Morandi është i detyruar që ti japë lamtumirën kasolles së tij të vogël, pasi autoritete lokale e kërcënuan atë me dëbim.
81-vjeçari, i cili jeton në ishull që nga viti 1989, njoftoi largimin e tij në një mesazh në faqen e tij të Facebook të dielën.
“Unë do të largohem,” shkroi ai, duke shtuar se shpresonte që ishulli “Budelli do të mbrohet siç kam bërë për 32 vjet”. Ish-mësuesi përfundoi në ishullin mahnitës rozë ndërsa po përpiqej të lundronte nga Italia në Polinezi.
Ai më parë kishte treguar se u hipnotizua menjëherë nga vendi dhe vendosi të qëndrojë, duke marrë përsipër edhe rolin e kujdestarit të këtij ishulli.
“Unë jam gati të bëj gjithçka mundem për të qëndruar këtu, edhe nëse kjo do të thotë se ata do të duhet të më tërheqin”, tha ai për CNN Travel në Italisht vitin e kaluar.
“Unë nuk do të dija ku tjetër të shkoja të jetoja, sigurisht nuk dua të shkoj në shtëpi në veri, as çfarë të bëja – kjo është jeta ime. Unë thjesht nuk e shoh veten duke luajtur letra ose lojë me birila.”
Morandi gjithashtu pranoi se ai ishte i shqetësuar për të ardhmen e vendit që ai kishte mbrojtur për 32 vite me radhë.
“Vetëm dje unë përzura dy turistë të cilët po shkelnin në plazhin rozë jashtë kufijve,” tha ai.
“Unë pastroj mbeturinat nga rëra dhe ndaloj ndërhyrës të vijnë këtu për të bërë sakatim gjatë natës. E vërteta është, unë jam i vetmi që deri më tani jam kujdesur për Budelli, duke bërë detyrën e mbikëqyrjes që duhet të bëjnë autoritetet e parkut”.