Kalimi i Ben Blushit në Top Channel dhe dorëheqja e tij nga LIBRA, ka ngjallur reagime të shumta.
Rikthimi i Blushit në media është lajm për t’u përshëndetur, pasi eksperienca e tij si politikan mund të shërbejë për të rregulluar problemet e shumta në median shqiptare, shumë prej të cilave janë artikuluar nga Blushi kur drejtonte LIBRA-n.
Gjatë fushatës elektorale, Blushi shkruante në Facebook, se televizionet shqiptare janë të shitura, dhe shpërndajnë helm duke u paguar nga taksat tona.
Blushi thoshte në atë kohë se LIBRA është pasqyruar shumë pak në televizione në raport me partitë e tjera.
Reagimi i Ben Blushit më 6 qershor 2017:
DICKA PËR TELEVIZIONET E SHQIPËRISË, HELMI I PAGUAR ME TAKSA
A doni të dini sa të shitura, të shpifura dhe të shëmtuara janë televizionet e Shqipërisë? Shikoni statistikat e shpërndarjes së kohës qysh se ka nisur fushata zyrtarisht. Rilindja është transmetuar vetëm në lajme 53 ore, pa llogaritur cdo ditë dy orë live nga cdo katund I vendit. Cadra ka dalë në cdo dritare 31.3 orë, ndërsa LSI 13 orë. A e dini sa kohë ka marrë LIBRA? Vetëm 27 min. Këto kioska që shesin kohën për para do rrëzohen bashkë me klientët e tyre. Këto janë helmi i paguar me taksa.
(F.G/Faxweb)