Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Gjykatës së Durrësit, Rexhep Bekteshin.
Bekteshi konfirmohet në detyrë menjeherë pas hetimit që i është bërë në procesin e Vettingut ku ai doli i pastër në tre shtyllat e vlerësimit që janë: pastërtia e figurës, pasuria dhe aftesitë profesionale.
Trupa gjykuese që ka shqyrtuar përmbushjen e kritereve të vetingut nga subjekti përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.
Në shkurt 2018, pas thirrjes së hapur nga Presidenti i Republikës, Bekteshi ka kandiduar për një post në Gjykatën Kushtetuese. Ai ka kandiduar dhe si pjesë e thirrjes së hapur nga Kuvendi në të njëjtin muaj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)