16:08 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kaloi vettingun/ Kreu i Kushtetueses: Njesoj si të kaloje varrin për së gjalli, nëse të gjithë s’e meritojnë le të largohen…

13:02 | 21/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kaloi vettingun/ Kreu i Kushtetueses: Njesoj si të kaloje varrin për së gjalli, nëse të gjithë s’e meritojnë le të largohen…

Kreu i Kushtetueses, Bashkim Dedja, provën e madhe të vetingut, në fund të së cilës u konfirmua në këtë pozicion, e ka përshkruar me fjalët “Njesoj si të kaloje varrin për së gjalli”.

Dedja në një deklaratë për mediat tha se rikonfirmimin në detyrë e ka pritur në shtëpi, dhe pasi është rikonfirmuar në këtë pozicion ka shkuar drejt zyrës.

Nga ana tjetër ai ka thëenë se kurrë nuk e ka menduar dorëheqjen. Kreu I Kushtetues thotës e “Shqiptarët marrin drejtesi të vonuar dhe kjo është problem, sjell kosto”.

“S’mendova kurrë të jap dorëheqjen. Të kalosh Vettingun është sikur të kalosh “varrin për së gjalli”. Refoma është e rëndësishme. Që nga muaji mars Gjykata Kushtetuese nuk funksionon dhe politika duhet të gjejë zgjidhje për këtë. Nëse të gjithë s’e meritojnë le të largohen, por sipas ligjit e kushtetuese.

Për rastin tim, do merret përfaqësuesi ligjor. Kolegji apelimi do caktoj standardin e kryerjes së Vettingut. S’e kam menduar kurrë që s’do kaloja. Gjithçka mund të ndodhte. Vettingun e kam ndjekur ne shpi me familjarët, ishte diçka me emocion. Pasi e ndoqa ne shtepi erdha në zyrë. Shqiptarët marrin drejtesi të vonuar dhe kjo është problem, sjell kosto”, tha ai.

Vetingun ai e ka cilësuar si një ndër më të ashprit në vend. Sipas kreut te Kushtetueses, tani i takon perfaqesuesit te tij ligjor te merret me rastin e tij.

“Vettingu është një ndër ligjet më të ashpra. S’di të them nëse fajin e kanë ndërkombëtarët, politika apo dikush tjetër por kjo situatë ku jemi, do zgjidhje. Ndërkombëtarët janë ndihmues por vendimarrës janë shqiptarët dhe politika mori vendime. S’dua të komentoj rastin tim, pasi do të ndikonte në vendimmarrjet e komisionit të Vettingut por avokati im nqs e vlerëson që ka shkelje do ndjekë hapat ligjor. Në këtë situatë ku mungojnë 6 gjyqtarë në Kushtetuese, asnjë s’duhet të zëvendësohet pa kaluar Vettingun”, tha ai. (B.H/Faxweb)

Etiketa: Bashkim DedjaKreu i kushtetueses
Pas

Toyota me 1.5 milionë euro, Balla i përgjigjet Bashës dhe thotë që deklarata të bëhet publike në mediat gjermane

Para

Negociatat me Shqipërinë, Fleckenstein: Gjermania pro, ja kush ka rezerva

Para
Negociatat me Shqipërinë, Fleckenstein: Gjermania pro, ja kush ka rezerva

Negociatat me Shqipërinë, Fleckenstein: Gjermania pro, ja kush ka rezerva

Discussion about this post

 



Të Fundit

Betohen 350 rekrutë të rinj të Forcave të Armatosura të Kosovës në një ceremoni ushtarake

Komisioni Evropian njofton gatishmërinë për të transferuar 11 mld euro në Ukrainë

Rusia nis një valë të re sulmesh në Ukrainë, katër të vrarë

Belinda Balluku inspekton punimet për zgjerimin e rrugës hyrëse në Ksamil

Depozitat i kthehen rritjes në maj,shtohen me 1.2 miliardë euro në një vit

Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë në Theth

Dyshohet se abuzuan seksualisht me një 38-vjeçare, 2 të arrestuar në Tiranë

Gjykata refuzon të shtyjë gjykimin kundër Netanyahut

Zegjineja makthi i Gaz Bardhit: Kjo ishte mundësia jote e fundit dhe e çove…


Raport i Policisë Tiranë: Arrestime dhe Procedime për Raste të Ndryshme Penale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.