Njësia numër 9 në kryeqytet është shumë e veçantë për kreun e opozitës Lulzim Bahsa. Në këtë lagje siç ai vetë tregon ai ka njohur dhe bashkëshorten e tij, Aurelën.
Fuke folur përpara banorëve ai është shprehur se në këtë lagje ai ka njohur dashurinë e jetës së tij. Po ashtu tregon sesi kalonte bahçet me portokalle për të shkuar te shtëpia e bashkëshortes së tij.
Vetë Aurela e pranishme në këtë takim është shfaqur mjaft e buzëqeshur, siç duket dhe asaj i janë ngjallur kujtime të papërsëritshme.
“I njoh këto rrugët, nga futeshim e nga dilnim sepse shtëpinë e tyre e ka këtu poshtë. Kam kohë pa ardhur por nuk i kam harruar megjithatë këto kthesa nuk kanë ndryshuar.
Njeriu nuk i harron kurrë vitet e fëmijërisë megjithëse kjo lagje më ka falur dashurinë e jetës sime dhe nënë e dy vajzave të mia. Kam edhe kujtime të tjera, kur bënim ushtrimet e matematikës në shtëpinë e profesor Koçit dhe zysh Meritës. Në kat të tretë apo të katërt? I treti, po.
Dhe nga kati 3 shihnim atë shtëpinë me portokalle përpara, dhe më pas dilja nga anash dhe shkoja tek shtëpia e Aurelës.”-tha Basha duke buzëqeshur. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post