Policia greke ka zbuluar sot plot 119 kilogramë drogë të fshehur në një makinë, në zonën e Janinë Antirio-s, në Artë.
Mjeti drejtohej nga një 29-vjeçar shqiptar, i cili tanimë është vënë në pranga. Policia gjeti gjatë kontrollit të mjetit 27 pako me 119 kg 300 gram marijuanë.
Policia ka zbuluar gjithashtu se mjeti që i riu shqiptar ka përdorur për transportimin e drogës, është marrë me qira nga një 40-vjeçar grek, i cili është shpallur në kërkim. Sipas policisë greke, mjeti ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër të Janinës. (D.D/Shuplaka)