19:57 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kalon pa probleme Vetingun prokurori i Krimeve të Rënda, është kandidat për SPAK-un

09:13 | 25/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kalon pa probleme Vetingun prokurori i Krimeve të Rënda, është kandidat për SPAK-un

Është konfirmuar në detyrë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, prokurori i Krimeve të Rënda Behar Dibra, i cili është njëherësh dhe kandidat për SPAK.

Trupa gjykuese e KPK përbëhej nga Suela Zhegu kryesuese, Genta Tafa Bungo relatore dhe Etleda Çiftja anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.

Çfarë u konstatua në KPK:

Relatorja e çështjes, Genta Tafa Bungo tha se Komisioni e kishte kryer rivlerësimin e prokurorit Dibra në të tri kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale. Nga hetimi për kriterin administrativ për kriterin e pasurisë, KPK ka konstatuar një mospërputhje mes çmimit të deklaruar të një apartamenti dhe çmimit të shënuar në kontratë.

Apartamenti me sipërfaqe 62.72 metra katrorë në Tiranë është blerë në vitin 2011 për 5 milionë lekë me burim një kredi të marrë nga Banka Kombëtare Tregëtare, e cila është ende në proces shlyerje. Relatorja Bungo u shpreh se nga dokumentacioni i dorëzuar rezulton se çmimi i blerjes së apartamentit është 5 milionë lekë, ndërsa në kontratë ka qenë e shënuar rreth 16 mijë dollarë.

Bungo sqaroi se për këtë mospërputhje në kontratë, prokurori ka shpjeguar se e ka kontestuar me shkrim tek shoqëria ndërtuese këtë pasaktësi. Edhe shoqëria ndërtuese ka shpjeguar para Komisionit këtë rrethanë dhe faktin se prokurori Dibra e ka kontestuar pasaktësinë.

Bungo tha se nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton e provuar se subjekti nëpërmjet një shkrese e ka kontestuar në vitin 2013 çmimin në kontratën e shit-blerjes, duke kërkuar korrigjimin. Prokurori ka kërkuar që të vendoset çmimi i saktë për këtë pasuri, por që nuk është arritur të realizohet prej shoqërisë ndërtuese.

Nga hetimi është konstatuar se prokurori Dibra kishte porositur më parë, në vitin 2010,  tek e njëjta shoqëri ndërtuese,  një tjetër apartament në Linzë në vlerën e rreth 6 milionë lekëve. Për këtë porosi, ka paguar këstin e parë daja i prokurorit Behar Dibra në shumën 1.5 milionë lekëve, dhënë në formë huaje. Por, kjo kontratë më pas është anuluar nga prokurori Dibra, i cili ka kryer blerjen e një apartamenti tjetër në Tiranë tek e njëjta shoqëri ndërtuese, ku edhe jeton aktualisht. Komisioni ka konstatuar se shoqëria ndërtuese ia ka kthyer sërish vlerën 1.5 milionë lekë dajës së subjektit.

Bungo tha se Komisioni ka verifikuar ligjshmërinë e të ardhurave të dajës së prokurorit Dibra për mbulimin e vlerës 1.5 milionë lekë, prej nga ka rezultuar se ai ka pasur të ardhura të mjaftueshme.

Relatorja Bungo shtoi se subjekti ka shpjeguar se pasi ishte krijuar mundësia për një shtëpi më të vogël e më pak të kushtueshme në Tiranë, kishte kryer anulimin e kontratës së parë dhe kishte rëndë dakort për blerjen e apartamentit që zotëron aktualisht kundrejt vlerës 5 milionë lekë.

Komisioni ka konstatuar se 5 milionë lekë kredi i janë kaluar nëpërmjet një transferte shoqërisë ndërtuese në këmbim të apartamentit  1+1 me sipërfaqe 62.72 m2. Bungo tha se Komisioni ka arritur në konkluzionin se prokurori Dibra ka pasur burime të ligjshme për blerjen e këtij apartamenti. Edhe nga analiza financiare e kryer nga KPK, ka rezultuar me bilanc pozitiv për çdo vit.

Në lidhje me pastërtinë e figurës, DSIK ka dorëzuar një raport me konstatimin se subjekti është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Komisioni ka hetuar në mënyrë të pavarur për këtë kriter dhe ka rezultuar se prokurori Dibra arrin nivel të besueshëm.

Në lidhje me aftësitë profesionale, KPK ka konstatuar se subjekti ka aftësi në arsyetimin ligjor, kryen hetime procedurale hetimore të sakta dhe se veprimet janë efektive. Pranë KPK-së janë paraqitur 3 denoncime nga publiku, por që nga verifikimi i dosjeve ka rezultuar se ato janë kryer në dy raste nga persona të hetuar prej prokurorit Dibra, të cilët më pas janë dënuar. Ndërsa denoncimi i tretë është bërë nga një dedektiv privat, por Komisioni ka gjetur se prokurori Behar Dibra i ka kryer hetimet në përputhje me ligjin. Bungo tha se nga vlerësimi i kryer prej Komisionit, ka rezultuar se nuk ka pasur indicie për shkelje të ligjit nga ana e Dibrës.

Vetë prokurori Behar Dibra tha se mospërputhja e çmimit në kontratë nga çmimi real i blerjes së apartamentit kishte ardhur si pasojë e gabimit të palës shitëse, si edhe e mungesës së vëmendjes së tij ditën e firmosjes së aktit.

“Sapo u njoha me këtë pasaktësi e kontestova,” shpjegoi prokurori Dibra. “E kam paguar vlerën 5 milionë lekë dhe ende vazhdoj të paguaj kredinë,” shtoi ai. Në fund të seancës, prokurori Dibra kërkoi konfirmimin e tij në detyrë.

Etiketa: behar dibrabehar dibra veting
Pas

Përplasen dy avionë ushtarakë në Gjermani, vdes njëri pilot

Para

Kandidati për Bashkinë e Tiranës bëhet baba për herë të dytë, vjen në jetë…

Para
Kandidati për Bashkinë e Tiranës bëhet baba për herë të dytë, vjen në jetë…

Kandidati për Bashkinë e Tiranës bëhet baba për herë të dytë, vjen në jetë…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmi iranian në Doha, Katari: Nuk ka viktima, por mund të reagojmë sipas ligjit ndërkombëtar

Pas sulmeve iraniane, SHBA në vëzhgim të plotë: Baza në Katar mund të jetë shënjestër

Sulm i drejtpërdrejtë ndaj SHBA/ Irani godet bazën amerikane në Katar me raketa

Mbi 24 mijë rroba të falsifikuara bllokohen në Kukës, logot e markave sportive nën hetim

Alarm në zonat rurale të Lushnjës/ Rekord zjarresh, mendohet për djegiet e qëllimshme

Rrezik sulmi ndaj bazës amerikane në Katar, Irani vë në shënjestër Al-Udeid

Pezullohen fluturimet drejt Tel Avivit, Air France: Nuk udhëtojmë deri më 14 korrik

“Izraeli, një shtet liliput kundër një gjiganti”, Jazexhiu zbardh prapaskenat e përplasjes me Iranin

New York, ku një mësuese 22-vjeçare është arrestuar nën dyshimin se ka dërguar imazhe me përmbajtje seksuale të hapura një nxënësi vetëm 14 vjeç.

Trupa me duar e këmbë të lidhura në ujërat e Ibizës, dyshohet për vrasje të emigrantëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.