Ka kaluar për gjykim dosja në ngarkim të gjyqtarit të Kolegjit të Posacëm të Apelimit, Ardian Hajdarit.
Hajdari do të gjykohet vetëm për fshehje dhe mosdeklarim te ardhurash, ndërsa është pushuar akuza për “falsifikim dokumentash”.
Sjellim në vëmendje se në Shkurt të këtij viti, gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ardian Hajdari u pezullua nga detyra, pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për akuzat e “Mosdeklarimit të të ardhurave” dhe “Deklarimit të rremë të pasurisë”.
Ai dyshohet se gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e avokatit, nuk ka deklaruar asnjë të ardhur siç detyron ligji.
Ardian Hajdari është i dyshuar për probleme me deklarimin e pasurisë, pikërisht një nga shkeljet që më së shumti kanë nxjerr nga sistemi dhjetëra magjistratë.