Ilir Meta, i zgjedhur Presidenti i 7 i zgjedhur i Republikës në një rrëfim tërësisht ndryshe për jetën dhe karrierën pa përfshirën karrierën politike ka dhënë disa detaje interesante nga jeta e tij në Opinion.
Fevziu-Ju jeni pjesë e atij grupimi që i përkasin të rinjve në politikë. Jeni 48 vjeç. Ëndërronit të bëheshit pedagog fakulteti….
Meta: Atë kohë ishte e vështirë. Ishte viti 1988. As që mund të mendohej që të bëheshe deputet, kryeministër. Më shumë kisha dëshirë për tu bërë pedagog në Fakultetin e Ekonimisë.
Fevziu-Keni pasur pedagog Anastas Angjelin dhe donit ti ngjanit…
Anastas Angjeli më jepte financa, por nuk e thashë këtë
E dyta ishte që të filloja punë në Tiranë. Motra ime përfundoi anglisht dhe filloi punë në një zonë shumë të largët, dhe ishte një gjë shumë e madhe të bëheshe pedagog në atë kohë
Fevziu-Por keni qenë sekretar rinie në shkollë
Meta: Që në vitin e parë kam qenë Sekretar i Rinisë. Kam qenë edhe në shkollë te mesme komandant zbori. Isha edhe komandant toge. Kisha një aftësi për të drejtuar.
“Trajneri me stërviti për rreth dy vite derisa e lashë unë. Kam marrë pjesë në kampionate, mendoja se do bëhesha kampion bote madje.
Gati kam kaluar në depresion kur jam detyruar të lë peshëngritjen. Ishte Muharrm Berisha që më thoshte se a do bëhesha kampion apo me shkollë. Unë mendoja se bëheshin të dyja. Nuk u mora më pastaj me sport aktiv . Kam qenë dy vjet komentator sporti në radio”,-tregoi Meta më pas.
Ai tregoi gjithashtu edhe se si do të quhej nëse mamaja e tij do të pranonte emrin që donte t’i vendoste gjyshja.
“Kam lindur në 23 mars në Çepan dhe gjyshja donte të ma vinte emrin Novruz. Por mamaja ime insistoi shumë për emrin Ilir”, -u shpreh Ilir Meta.
Veç të tjerash ai ka treguar live në emision se si ishte arratisur nga Tirana për në vendin e tij të lindjes.
Nga Tirana në Çorovodë Meta ka ikur me tren dhe autobusë pa njoftuar familjen. “Arrita sepse shoferi i autobusit, pra një autobus ishte atëherë nga Lushnja deri në Çorovodë, shoferi quhej Ali, një burrë i jashtëzakonshëm. Të cilin babai im e ka patur nxënës në shkollën “Skënderbej”, unë shkova dhe i thashë që do më marrësh mua, pa biletë me porosi të babit. Ai më mori dhe më çoi në Çorovodë”, është shprehur Meta.
Më tej Meta rrëfen se familja nuk kishte dijeni ku ishte, pasi atëherë ishte ei vështirë komunikimi me telefon. I pyetur nga Fevziu se si reagoi familja e tij ai tha se e kishte marrë me të mirë, për arsye se ishin frikësuar se ai mund të ikte prapë.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post