06:08 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kronikë

Kaluan ilegalisht kufirin me kamionë të ngarkuar me dru, proceodohen pesë persona në Korçë

12:38 | 30/07/2025
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kaluan ilegalisht kufirin me kamionë të ngarkuar me dru, proceodohen pesë persona në Korçë

Pesë persona janë proceduar penalisht pasi kaluan ilegalisht kufirin me 3 kamionë pa targa të cilat ishin të ngarkuar me 24 metra kub dru të prerë në Greqi.
Blutë kanë sekuestruar kamionët së bashku me lëndën drusore.

Procedohet penalisht edhe djali i njërit prej tyre, pasi nuk iu bind urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u larguar nga vendngjarja, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale me babanë e tij.

Njoftim i Policisë:

Gjatë kontrolleve të kryera përgjatë kufirit të gjelbër me Greqinë, si dhe zonës përreth, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë konstatuan në fshatin Arrëz, 3 kamionë pa targa, të ngarkuar me dru të dyshuar të siguruar në kundërshtim me ligjin, në Greqi.

 

Për këto raste, filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, për shtetasit B. M., 46 vjeç, A. A., 67 vjeç dhe E. Z., 41 vjeç, si dhe për shtetasit E. H., 44 vjeç dhe B. H., 48 vjeç, vëllezër, të gjithë banues në fshatin Arrëz.

 

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë, për djalin e 67-vjeçarit, shtetasin M. A., 35 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Kontrollet kundër paligjshmërive në kufi dhe lëvizjeve ilegale, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Pas

Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputetit, shqyrtohet në KAS kërkesa e “Shqipëria Bëhet”

Para

Fier/ Ushtroi dhunë ndaj vajzës së saj, arrestohet 38-vjeçarja

Para
Fier/ Ushtroi dhunë ndaj vajzës së saj, arrestohet 38-vjeçarja

Fier/ Ushtroi dhunë ndaj vajzës së saj, arrestohet 38-vjeçarja

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.