Shpëtuan nga tërmeti, por u rëndohet gjendja shëndetësore pas akomodimit në çadrat e stadiumit ‘Niko Dovani’ në Durrës.
Gazetarja e Fax Neës Ledjona Xheladinaj raporton nga Durrësi se në orët e pasdites 2 prej banorëve të strehuar në këto çadra janë rënduar nga ana shëndetësore ndaj është lajmëruar ambulanca e cila i ka transportuar drejt spitalit të Durrësit.
Kushtet e vështira atmosferike e bëjnë pothuajse të pamundur qëndrimin në këto çadra duke menduar dhe temperaturat që ulen ndjeshëm gjatë orëve të natës.