Një e moshuar nga qyteti i Vlorës është larguar me forcë nga garda, për shkak të insistimit të saj për të takuar kryeministrin Edi Rama, në momentin që ai po i drejtohet Teatrit ‘Petro Marko’, ku do të mbahet asambleja e Partisë Socialiste.
Në një intervistë për gazetaren e Fax News Afrovita Hysaj, Nevrie Gjergji u shpreh se problemi i saj kishte të bënte me pronat, dhe në 8 vite nuk ka marrë asnjë zgjidhje nga institucionet, të cilat e kanë zvarritur.
“Unë kam ardhur se më kanë zaptuar pronën, ka 8 vite që askush nuk më ka dhënë përgjigje, do i them burgut hapu, ose të ma zgjidhë këtë kryeministri. Më bllokuar 5-6, më vunë në mes, unë iu thashë që doja të flisja me gazetarët, unë e dua këtë vend, e ruaj këtë vend, ndaj dua drejtësi për veten time.
Kaq di unë, kam 8 vite që unë e di, më janë mbyllur të gjitha dyer. Kush më mbron mua, drejtësia jo, bashkia jo, kryeministri jo”, u shpreh ajo.
Ndërkohë që kryeministri hyri në mbledhjen e asamblesë, e cila do të zhvillohet me dyer të mbyllura, dhe pritet të jetë një formë gjyqi dhe për kryebashkiakun Dritan Leli, i cili nga ana e tij nuk do të jetë i pranishëm. (Lexo lajmin)
(E.K/Faxweb.al)