Tërmeti i mbrëmjes së djeshme me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter ka rikthyer panikun te qytetarët, e veçanërisht në zonat ku la pasojat më të rënda tërmeti i Nëntorit.
Një prej banorëve, i cili është i sëmurë kronik prej 24 vitesh nga diabeti, tregon për vështirësitë me të cilat përballet, pas dëmtimit të banesës.
Shtëpia e tij fillimisht ishte deklaruar e pabanueshme, dhe më pas sipas ekspertëve ajo duhet riparuar, në një kohë që banori nuk ka mundësi për të tilla shpenzime.
“Jam ka 24 vjet me diabet, ka 8-9 vite që bëj insulina 3 herë në ditë, jam edhe me ftohje, në 26 Nëntor sit ë gjithë zonën edhe shtëpinë time e dëmtoi tërmeti. Kanë ardhur nga qeveria edhe te shtëpia ime, nuk kam vërejtje, por kam vërejtje që më kanë dhënë një lajm që të pyes te njësia Bubq, edhe më kanë thënë se shtëpia ime ka dalë e pabanueshme.
Çatia ka rënë në kokë, tavanet kanë rënë në tokë, mi kanë bërë dokumentet që shtëpia është e pabanueshme. Unë sot dal që shtëpia ime qenka për riparim, shteti ka të drejtën e vetë, po shtëpia ime nuk është për riparim.
Jetoj te shtëpia e motrës, më ka dhënë çelësat që të jetoj atje, nuk kam marrë ala bonus qiraje. Isha këtu te shtëpia e motrës, kur ra tërmeti mbrëmë, jam shumë i tronditur mo, shkova për të parë shtëpinë, dhe gjendja ishte më keq.
Sesi do merrem unë, që ta riparoj nuk e di, unë nuk jam i zoti që të bëj shtëpi, unë jam njeri i pastër në Bubq, kërkoj një çati”, shprehet qytetari.
Discussion about this post