11:25 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kam arritur t’u fitoj zemrat 70 milionë njerëzve këtu”, flet ‘heroi’ shqiptar në Francë

10:28 | 26/09/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kam arritur t’u fitoj zemrat 70 milionë njerëzve këtu”, flet ‘heroi’ shqiptar në Francë

Florim Shehu ishte larguar nga Kosova në vitin 2015. Nga ajo kohë ai jeton në qytetin Change të Francës.

Në muajin qershor të këtij viti, si pasojë e motit të keq, ky qytet u përball me vërshime.

Më 9 qershor, kur Florimi ishte bërë gati që të dilte jashtë me familjen, ai kishte parë njerëz të cilët rrezikonin të humbnin jetën nga përmbytjet që ishin shkaktuar nga rritja e nivelit të ujit.

Pavarësisht rrezikut që kishte për jetën, ai thotë se menjëherë është futur në ujë, ku arriti t’i shpëtonte një grua dhe dy fëmijët e saj, njëra ende foshnje.

Duke folur nga Franca për Radion Evropa e Lirë, Florimi shpjegon se si kishte shpëtuar familjen e parë.

“Shpejt e kam larguar atë gruan që ka qenë me dy fëmijë, i vogli diku pesë vjeç e gjysmë ose gjashtë dhe bebja një muaj. Kur nëna më ka thënë se është me bebe, me të thënë të drejtën jam shokuar”, tha Florim Shehu.

Pak minuta më vonë, në një shtëpi tjetër, Florimi ishte futur sërish në ujë duke shpëtuar edhe tre persona të tjerë.

“Po ta jepte Zoti në atë moment një forcë, nuk e di, nuk po mundem tani edhe të flas, tani janë disa gjëra që nuk mund të flas, edhe një javë ndoshta nuk mund ta tregoj të gjithë atë, sepse ishin momente emocionuese kur t’i arrin aty dhe duhet patjetër t’i japësh forcë dikujt që veçse është në gjendje shoku”, tha Shehu.

Pavarësisht se kishte rrezikuar jetën, Florimi thotë se do të vepronte njësoj po që se sërish do të gjendej në një situatë të tillë.

“Nëse më thonë edhe njëherë, nëse do ishe kthyer në atë kohë, a hyn sërish?, A hyj? Hyj sërish. Faktikisht prej kësaj ngjarje i kam mësuar dy gjëra që do të më duhen gjatë gjithë jetës, do t’i kem parasysh. E para është se kam arritur të shoh fytyrën e personave që mendojnë se po vdesin dhe ju ndihmon dikush. Këtë gjë nuk mund ta shohësh gjithmonë në jetë. E dyta, kam arritur t’i fitoj zemrat e 70 milionë njerëzve këtu”, tha Shehu.

Pasi ishte larguar nga Kosova tri vjet me parë, Florimi kishte kërkuar azil në Francë dhe më vonë atij i ishte bashkuar edhe familja, gruaja dhe të dy fëmijët.

Pas veprimit heroik tre muaj më herët, më 8 shtator të këtij viti, Florimi ishte njoftuar nga autoritetet komunale se shteti francez ia kishte lëshuar atij dhe familjes lejen e qëndrimit, ku atij i ishte organizuar pritje zyrtare falënderimi.

Florimi tani është shndërruar në një person të njohur për komunitetin që jeton në këtë qytet, ndërkohë që ka pranuar urime të shumta edhe nga përfaqësues të ndryshëm politikë.

Komuniteti ka ndërmarrë edhe një iniciativë për të mbledhur të holla në mënyrë që atij t’i blihet një veturë e re, meqë vetura që kishte iu dëmtua ditën kur ndodhën vërshimet. /REL

Etiketa: Florim Shehu
Pas

“Justice 2030,Time for action”, politikani shqiptar paralajmëron popujt për Sorosin: Jini vigjilentë, Shqipëria shembull i hidhur

Para

Ku po shkon arsimi? Pedagogia Keta: Duhet një strategji kombëtare larg politikës, mësuesi s’mund të jetë polic!

Para
Ku po shkon arsimi? Pedagogia Keta: Duhet një strategji kombëtare larg politikës, mësuesi s’mund të jetë polic!

Ku po shkon arsimi? Pedagogia Keta: Duhet një strategji kombëtare larg politikës, mësuesi s'mund të jetë polic!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hetuesit kontrollojnë vendin e rrëzimit të avionit Air India, dyshimet e para për shkakun

Ursula von der Leyen kërkon përmbajtje dhe zgjidhje diplomatike për krizën në Lindjen e Mesme

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun Benet Beci për shkelje në tendera publikë

Finalizohet operacioni “Skeda”, arrestohet 40-vjeçari që vodhi në spital dhe në një dyqan elektronik

“Jemi në prag të shfarosjes”, shefja e CIA-s: Ja kur Rusia mund të përdorë armët atomike

Irani ngre flamurin e kuq në xhaminë kryesore, sinjal për hakmarrje ndaj Izraelit

Sherr mes dy vëllezërve për pronat, njëri arrestohet dhe tjetri procedohet

U gjet kutia e zezë, pilotët bënë një telefonatë “mayday” pak para rrëzimit

Irani ngre flamurin e kuq në xhaminë kryesore, sinjal për hakmarrje ndaj Izraelit

Pelegrinazhi i Shën Ndout,një besim që bashkon mijëra besimtarë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.