Ishte kandidat për kryetar Bashkie në Lezhë por humbi me një diferencë të thellë ndaj rivalit të tij, Pjerin Ndreu në zgjedhjet e 30 Qershorit, dhe sot denoncon atë çfarë në fakt e kishte bërë publike edhe përpara kësaj date.
Eduart Ndocaj thotë se ka prova të mjaftueshme që provojnë se rezultati I 30 Qershorit është I manipualuar dhe tregon se ka përgatitur dosjen e të dhënave me të cilët do të bëjë ankimimin e tij pranë Kolegjit Zgjedhor.
“Kemi prova që kanë votuar për qytetarët që votojnë jashtë vendit dhe nuk kanë qenë fare në Shqipëri. Kemi prova që janë kërcënuar qytetarë por edhe unë personalisht nga njerëz të panjohur por që flasin në emrin e Pjerin Ndreut. Kemi prova gjithashtu edhe për manipulimin me 900 vota vetëm në një qendër votimi.
Kam në plan ti ankimoj këto zgjedhje farsë dhe të manipuluara në Kolegjin Zgjedhor dhe aty do të paraqëes të gjitha provat që faktojnë manipulimin e zgjedhjeve”, deklaraoi Ndocaj për mediat.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post