Komisioni i Posatshëm i Apelimit (KPA) do të rivlerësojë vendimin e shkarkimit të KPK-së për prokurorin Prokurorin e Apelit, Luan Kaloçi. Siç shkruhet në njoftimin e KPA-së, seanca do të mbahet të martën më 23 tetor dhe trupa gjykuese do të përbëhet nga gjyqtarët, kryesues Rezarta Schuetz, relatore Natasha Mulaj, ndërsa anëtarë Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Luan Daci.
Kaloçi u shkarkua nga detyra për mosjustifikm pasurie. Prokurori kishte deklaruar se kishte blerë dyqanin, me një lotari sportive ku kishte fituar një shumë të konsiderueshme të hollash.
Njoftimi i KPA-së
Ditën e martë, datë 23.10.2018, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 11/2018, datë 03.09.2018 për ankimin që subjekit i rivlerësimit Luan Kaloçi ka bërë kundër vendimit nr. 33, datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesues: Rezarta Schuetz
Relator: Natasha Mulaj
Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Luan Daci
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post