U skuq në fytyrë Eni Çobani dhe nuk po e mbante edhe të qeshurën. Kjo i ka ndodhur në rubrikën “Shihemi në gjyq” ku ka trajtuar një histori të pazakontë dhe delikate.
Englantina, një nënë e rrëmbyer për trafik organesh, ishte ndarë padrejtësisht nga e bija prej më shumë se 23-vjetësh. E ardhur sot në studio, së bashku me mikun e saj, Niku, ajo i kërkoi juristes Eni Çobani, ta ndihmojë për të marrë vajzën. Por Niku dhe Egla ishin në një konflikt të hapur. Ai tashmë kishte shqetësimet dhe problemet e tij për Eglën dhe për të gjithë historinë e saj, e cila, siç tha ai, e kishte lodhur.
Ajo që çudit edhe Enin por të gjithë publikun ishte deklarata e Nikut. “Unë këtu në këtë studio jam më shumë nga debulesa që kam për ty, nga kjo unë jam këtu në këtë studio”, iu drejtua Niku Eni Çobanit.
Eni Çobani, e cila u ndje e befasuar nga deklarata e tij dhe u shpreh:
“Unë të falënderoj për respektin. Unë po e dëgjoj për herë të parë dhe të them të drejtën jam pak e shokuar. Por, ideja është që Niku, dashuritë që mund të keni kundrejt figurave të ndryshme mediatike… besoj që nuk do të jetë vetëm kjo arsyeja që ju erdhët, se mua mund të më takonit edhe në një vend apo në zyrën time, nuk ka asnjë problem, por kemi ardhur sot për Englantinën dhe do të doja ta dëgjonim sot atë me vëmendje…U skuqa një çikë unë nga kjo deklarata e Nikut”.
Arditi ndërhyri menjëherë dhe tha: “Unë u bëra xheloz”. (J.V/Shuplaka)