Shkëmbimi tregtar Shqipëri-Japoni ishte tema për të cilën u diskutua në emisionin “EkoFax” nga Mirilda Tili në Faxneës.
Të ftuar për të diskutuar për marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve ishin Agim Rrapaj, kryetar i shoqatës së miqësisë Shqipëri-Japoni, Petrit Imeraj, ekspert eko-turizmi dhe Daniel Guçe, ekspert ekonomie.
Rrapaj e vuri theksin te prezenca e hershme e Japonisë në vendin tonë, si në periudhën e tranzicionit e deri tani.
“Japonia ka qenë pranë prej kohësh, në të gjitha vështirësitë që kemi kaluar, ka qënë në filimet e tranzicionit, me ekspertet e saj.
Në vitet 1998-2005 ka qenë në Shqipëri dhe rajon me një buxhet të madh dhe vazhdon të jetë në disa aspekte, si me ndihmën me grant, kredite e buta. Eshte i vetmi vend që i jep Shqipërisë kredi me terma afatgjatë 42 vite.
Pra është një nga vendet dobiprurëse dhe shumë miqësore me Shqipërinë.
Japonezet që kanë ardhur ketu janë afruar dhe kanë shfaqur dëshirën për të qëndruar afatgjatë.
Sektoret shtrihen në të gjithë territorin ne të gjitha drejtimet, në arsim, infrastrukturë, bujqësi e në të gjitha fatkeqësitë që kemi kaluar. Ka qenë prezente me ndihmën e saj”– tha Rrapaj mes të tjerash.
Eksperti Guçe sakaq tha se kompanitë japoneze janë shumë të qëndrueshme sa u takon kontratave.
“Ka një qëndrueshmëri dhe siguri sa u takon kontratave që kompanite japoneze bejnë me kontraktorët e huaj. Sektoret që mund te jene prezent janë shumë, por tekstili mund të gjeje veten, kam gjetur produkte në Tokio që ishin Made in Albania”- u shpreh ai.