Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një deklaratë që ka bërë sot për mediat, është treguar e ashpër me gjyqtaren Enkelejda Hoxha, e cila liroi pak ditë më parë nga burgu të dënuarin përjetë Endrit Dokle.
Gjonaj tha se ajo ka ngritur vazhdimisht shqetësime në drejtim të kësaj gjyqtare, ndërkohë që ka shtuar se i ka kërkuar dhe Prokurorisë të nisë hetimet ndaj Hoxhës.
“Shqetësimi im ndaj gjyqtares Enkelejda Hoxha ka nisur që në 8 Janar të vitit 2018, kur ajo mori një vendim të ngjashëm për lirimin e Genc Tafilit, por kam ndeshur në një heshtje nga pala tjetër, ku nuk u ndërmorr asnjë masë nga KLD.
Nisur nga analiza E detajuar që ministria ka kryer, ndjej detyrimin kushtetues dhe qytetar që të sjell në vëmendjen e isntitucioneve të drejtësisë që të ndërmerren veprime ndaj këtyre personave që po cënojnë rendin juridik dhe publik.
Në datën 15 Janar i jam drejtuar KLGJ që të merren masat e menjëhershme për pezullimin e gjyqtares dhe shkarkimin e saj, njëkohësisht i kam kërkuar prokurorisë ushtrimin e ndjekjes penale në drejtim të gjyqtares.
I jam drejtuar KPK dhe ONM për ndjekjen me prioritet të kushtëzuar procesin e rivlerësimit të kësaj gjyqtare. Është pezulluar nga detyra drejtori i shërbimit të provës në Krujë”, deklaroi Gjonaj.
Lexo edhe ketu: