04:34 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”Kam komunikuar”, Veliaj i ”ftohtë” në atë ç’ka thotë për Saimir Tahirin

07:58 | 26/12/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“The Economist”: Shkatërrimi Tahirit i hap Veliajt rrugën për kreun e PS-së

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur dje edhe për ish-rivalin e tij brenda partisë , Saimir Tahirin.

Fakti është që pas hijeve të skandalit që kanë përfshirë Tahirin në lidhje me aferat e drogës, Veliaj është padyshim disa hapa më para për kreun e Partisë, pas Ramës sigurisht.

Po mbrëmë në emisionin me Sokol Ballën, Veliaj u tregua mjaft i ftohtë në përgjigje duke thënë se shumicën e informacioneve i ka marrë nga media.  

“Unë jam shkëputur nga puna e qeverisë që para dy vjet e gjysmë dhe gjithë kontaktet që kam pasur me deputetët kanë qenë për çështje të zonës, përfshirë edhe Saimirin, për çështje të Kombinatit, për investimet aty dhe kryetarët e bashkive nuk marrin pjesë as në mbledhje të grupit.

Në mbledhje të kryesisë, dy herë mbaj mend kam qenë edhe jashtë me shërbim për takuar kolegë, pra kam qenë komplet i papërfshirë në këto debate dhe diskutime. Kësisoj, edhe disa herë me thënë të drejtën edhe i painformuar.

Një pjesë të madhe të gjërave i kam marrë nga media, por unë besoj që për të gjithë këto gjëra, drejtësia është akoma duke kërkuar të vërtetën dhe besoj që çdo lloj spekulimi me gjëra të paprovuara shton këtë dozën e dyshimit e mosbesimit në Shqipëri, ku ne i kemi gjërat më shumë me “më the, të thashë”, sesa me gjëra të provuara.

Në këtë sens, e kam parë thuajse si çdo qytetar, nga jashtë, pa ndonjë informacion të veçantë nga mbledhjet e partisë apo grupit ku unë s’jam pjesë” – tha Veliaj në një intervistë për “Top Story”.

Pyetjes nëse kishte komunikuar me Tahirin, Veliaj iu përgjigj: “Kam komunikuar. Për një solidaritet njerëzor. Kaq!”

(E.K/FAXWEB) 

Etiketa: Erion Veliajsaimir tahiritahiriVeliaj
Pas

Frika nga sulmet terroriste, ”blindohet” Franca. 100 mijë policë në terren

Para

”I shikon! E njëjta sallë ku ty të ngulën thikën pas shpine disa herë”, me kë e ka Rozana Radi?!

Para
”I shikon! E njëjta sallë ku ty të ngulën thikën pas shpine disa herë”, me kë e ka Rozana Radi?!

''I shikon! E njëjta sallë ku ty të ngulën thikën pas shpine disa herë", me kë e ka Rozana Radi?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.