03:22 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kam lejen e kryeministrit”, banorët kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it në lumin Cem

12:55 | 12/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kam lejen e kryeministrit”, banorët kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it në lumin Cem

Pas hidrocentralit në luginën e Valbonës, qeveria shqiptare ka miratuar ndërtimin e 4 hidrocentraleve në Malësinë e Madhe.

Fax News ka udhëtuar ditën e sotme në zonën e Vermoshit. Në brigjet e lumit Cem, qeveria shqiptare ka miratuar ndërtimin e 4 hidrocentraleve dhe kjo ka krijuar polemika te banorët e Malësisë së Madhe të cilët e konsiderojnë këtë një pasuri e cila nuk duhet të cënohet.

Në një intervistë për Fax News, Kujtim Gjelaj të cilit i është zënë prona nga ndërtimet që vazhdojnë çdo ditë që nga prilli i vitit 2018, shprehet se askush nga komuniteti nuk është pyetur për ndërtimin e HEC-eve. Sipas tij ndërtimi i HEC-ve mbi lumin Cem do ta kthejë zonën në një zonë të vdekur.

“Ndërtimi i këtij HEC-i ka filluar qysh në muajin prill dhe askush nga komuniteti nuk ka qenë aspak në dijeni për ndërtimin e këtij HEC-i.  Banorët e Kelmendit janë shumë të shqetësuar sepse po u ikën pasuria më e madhe që ka falur zoti në këtë vend. Që nga fillimi kur kanë ardhur për të ndërtuar HEC-t ne nuk kemi ditur asgjë. Të themi të drejtën këtu nuk ka asnjë tabelë që të informojë se po ndërtohet. Vetëm kur kanë zbarkuar më skavatorë kemi pyetur se çfarë po ndodh.Me ndërtimin e këtij HEC-it kjo zonë do të jetë e vdekur. Lumi Cem i ka dhëë gjithë bukurinë kësaj zonë.“- shprehet ai.

Më tej Gjelaj shprehet se prona është e tij e trashëguar prej vitesh nga familja, por presidenti i firmës ndërtuese i ka thënë se ka lejen e kryeministrit për ndërtim dhe se nëse bëhesh pengesë mund të dënohesh me disa vite burg.

“Kjo pronë është e imja, e trashëguar prej disa vitesh. Njoftova policinë dhe sapo njoftova policinë më shoqëruan në Komisariat pasi ndalova punimet. U përballëm me organet kompetente dhe tregova dokumentat dhe ato më thanë se prona nuk është e jotja. Më pas erdhi dhe presidenti i firmës ndërtuese dhe më tha unë kam lejen e kryeministrit. Ata nuk pyesin, dhe më thanë nëse u del para mund të dënohesh me disa vjet burg. Komuniteti është i bashkuar për ti thënë jo ndërtimit të këtij HEC-i. Ka reaguar dhe një shoqatë nga Mali i Zi. Do ti drejtohesha qeverisë shqiptare se nëse ka prokurori dhe gjykatë të veprojnë sot sepse nesër është vonë. Hapni ambasadat dhe populli i Vermoshit të largohet nga ky vend.”– rrëfen Gjelaj.

Nga ana tjetër dhe këshilli bashkiak i Malesisë së Madhe të majtë dhe të djathtë janë kundër ndërtimit të këtij HEC-i, por siç tregojnë punimet, zëri i tyre nuk është dëgjuar.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: lumi cemndertim heciVermosh
Pas

‘Kur të heqësh make-up sigurohu mos të ketë njerëz rrotull…” Beatrix Ramosaj i kthehet keq komentueses

Para

Ranë gjatë Luftës së Dytë Botërore, nis ceremonia e varrosjes së ushtarëve grekë në Këlcyrë (Video)

Para
Ranë gjatë Luftës së Dytë Botërore, nis ceremonia e varrosjes së ushtarëve grekë në Këlcyrë (Video)

Ranë gjatë Luftës së Dytë Botërore, nis ceremonia e varrosjes së ushtarëve grekë në Këlcyrë (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.