04:33 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Kam parë kryeministrat, ministrat, deputetët të derdhin lot krokodili mbi arkivolet e tyre, sa ishin gjallë ua nxinë jetën”, Artan Hoxha ‘shpërthen’ në 107-vjetorin e Policisë

15:17 | 13/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Kam parë kryeministrat, ministrat, deputetët të derdhin lot krokodili mbi arkivolet e tyre, sa ishin gjallë ua nxinë jetën”, Artan Hoxha ‘shpërthen’ në 107-vjetorin e Policisë

Gazetari Artan Hoxha përmes një postimi në rrjetet sociale, në 107-vjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit Shqiptar, ka kujtuar të gjithë punonjësit e saj të cilët kanë rënë dëshmorë në krye të detyrës.

Janë 264 dëshmorë të cilët kanë humbur jetën në këto 29 vite postkomunizëm, që sipas gazetarit nuk iu është dhënë nderimi dhe respekti i duhur sa kohë që ishin gjallë.

Hoxha shkruan se shumë prej tyre në rast se do të ishin gjallë do të ishin nxirë nga politika, e megjithatë, të paktën do të ishin pranë familjeve të tyre.

“Kam pare kryeministrat, ministrat apo deputetet e radhes te derdhin lote krokodili mbi arkivolet e tyre, por sa ishin gjalle nuk ndaleshin se ua nxiri jeten.

Hej BURRA qe hijeshoni mbi ate memorial te zi,… sot mbase do te ishit pa pune rrugeve, si plote kolege tuaj qe bene hile dhe i dredhuan plumbit per te mbetur te gjalle.

 Mbase po te ishit gjalle mund t’ua kishin baltosur fytyren me paratë e hashashit. Mbase po te ishit gjalle do t’ju kishin transferuar ne ndonje cep te larget ne jug a ne veri te vendit, ku do t’ju ishte harruar emri”, shkruan mes të tjerave Hoxha.

Postimi i plotë i gazetarit:

Gjithe atyre qe u betuan para flamurit kuqezi, ti sherbejne atdheut…

Sot eshte 107 vjetori i themelimit te Policise se Shtetit Shqiptar. Ky memorial perkujton 264 “Deshmoret e Atdheut” te rene ne krye te detyres nga radhet e policise gjate 29-te viteve te postkomunizmit.

264 yje qe perkujtojne sakrificen sublime te 264 BURRAVE qe dhane jeten e tyre per kete vend. Nuk kam pare te dera e Prokurorise se Pergjithshme apo ministrise se Drejtesise, te kete qofte dhe nje yll te vetem, ne perkujtim te ndonje prokurori apo gjyqtari te rene ne luften kunder krimit.

Mbase do kisha marre me dhjetera telefonata e mesazhe falenderimi, madje do ta kisha me te lehte nese ne kete dite te shenuar, do shkruaja per te pershendetur shefat ne detyre, qe mbi uniformat e reja te dekoruara bukur, u shkelqejne spaletat.

Nuk e di nese ne kete memorial u kujtua kush te vendoste ndonje kurore me lule ne kujtim te ketyre BURRAVE sot.

Shume prej tyre i kam njohur nga afer, kam marre pjese ne operacione antikrim organizuar dhe drejtuar prej tyre.

Kam ngrene buke me ta ne mencat e varfera te komisariateve te Shqiperise,nga Tropoja ne Sarande.
Kam ndare bashke me ta sukseset e aksioneve dhe me kane lene te vetem te derdh lot hidherimi ne funeralet e tyre.

Me eshte dashur te shkruaj apo raportoj renien e tyre ne krye te detyres nga plumbat e armeve te krimit. Kam marre pjese ne shume prej ceremonive te lamtumires per ta, ku bataret e automatikeve te skuadrave te nderit me kane futur te dridhurat ne trup.

Kam pare kryeministrat, ministrat apo deputetet e radhes te derdhin lote krokodili mbi arkivolet e tyre, por sa ishin gjalle nuk ndaleshin se ua nxiri jeten.

Hej BURRA qe hijeshoni mbi ate memorial te zi,… sot mbase do te ishit pa pune rrugeve, si plote kolege tuaj qe bene hile dhe i dredhuan plumbit per te mbetur te gjalle. Mbase po te ishit gjalle mund t’ua kishin baltosur fytyren me paratë e hashashit. Mbase po te ishit gjalle do t’ju kishin transferuar ne ndonje cep te larget ne jug a ne veri te vendit, ku do t’ju ishte harruar emri.

Krimi dhe korrupsioni politik, provuan t’ju trembin, t’ua ulin koken, t’ua zhbëjnë karakterin dhe ndershmerine…

Por ju nuk dredhuat, nuk u përkulët, i qendruat balle per balle plumbave te krimit, dhe…. Sot jeni aty, YJE mbi ate memorial te zi, duke na mbushur me krenari dhe duke na dhene shprese, se ky komb nuk eshte mposhtur ende,nga krimi…

E paharruar qofte sakrifica juaj per te siguruar jeten e te gjithe ne te tjereve…

 

Pas

Gjykata shpëton ish-presidentin, anulon dënimin me vdekje për të

Para

Gjobë 21 mijë euro shokut të tyre, kush janë 2 personat e rrezikshëm që u arrestuan në Tiranë (EMRAT)

Para
Gjobë 21 mijë euro shokut të tyre, kush janë 2 personat e rrezikshëm që u arrestuan në Tiranë (EMRAT)

Gjobë 21 mijë euro shokut të tyre, kush janë 2 personat e rrezikshëm që u arrestuan në Tiranë (EMRAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.