19:54 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kam pasur një propozim nga Basha për të qenë në listë”, Fuga tregon pse fitoi PS-ja në zgjedhjet e 25 Qershorit

10:40 | 12/07/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kam pasur një propozim nga Basha për të qenë në listë”, Fuga tregon pse fitoi PS-ja në zgjedhjet e 25 Qershorit

Akademiku Artan Fuga ka qenë sot i ftuar në një bisedë me studentët në “Këndin e Ekselencës”.

Ai ka folur ndër të tjera për idetë e tij për ndryshimin e arsimit në vend, sigurisht duke u bazuar në eksperiencat perëndimore.

Duke ditur interesin e publikut për mendimin e tij në lidhje me zgjedhjet,  Fuga nuk la pa komentuar rezultatin e 25 Qershorit. Ai tha se PS fitoi zgjedhjet për shkak të fushatës të mirë që bëri, duke kuptuar mirë konceptin e mediave të reja.

Fuga vijoi më tej duke thënë se ka pasur një propozim nga ana e Lulzim Bashës për të qenë në lista, po tha që politikën nuk e sheh si një mundësi që të marrë rrogë, sa kohë që nuk ka bindje që e impenjojnë të marri këtë nismë.

“Kaluam në politikë tani, më hoqët gradualisht drejt asaj që deshët. Ajo që mua më vjen keq nga zgjedhjet është se nuk u krijuan kushtet politike për të grisur ligjin e arsimit të lartë.

Ideja është që unë jam për të drejta politike studentore, që janë të drejtat e lirisë, që do të thotë unë kurrikulën time ta zgjedh vetë.

Nga ana tjetër mua më vjen keq që klasa politike edhe pse ka shumë zëra që janë kundër Reformës në Arsim nuk e bëjnë publik qëndrimin e tyre.

Ligji vihet mbi arsyen, unë jam i mendimit që arsimi, financa nuk duhet të jenë pjesë e politikës.

Unë po të them një gjë që mbase mund të duket qesharake, mua as nuk më bëhet vonë se kush fitoi dhe kush jo, lajmi është që PD nuk bëri fushatë, gjetja e Ramës ka qenë e paparë me tepsinë me timonin.

Nuk bëjnë Partitë e sotme program, nën efektin e mediave të reja sot bëhet akt. Unë gjithnjë votoj për atë që e di që do humbi.

Fitoi PS se bëri një fushatë të shkëlqyer, kjo është e gjitha.

Ka pasur një ftesë që unë të jem pjesë e listave, unë e falenderoj, po unë nuk dua të hyj në politikë se dikush mua më pëlqen. Unë nuk do angazhohesha në politikë vetëm për një rrogë, unë nuk ndiej bindje prandaj nuk i jam future politikës.

Gjëja e parë që do bëja nëse do 2 vite isha ministër i Arsimit do të ishte liria e studentëve”, u shpreh Fuga ndër të tjera.

Akademiku ka vijuar më tej duke treguar jetën mes Shqipërisë dhe Francës, duke thënë se kur është në Tiranë i mungon Parisi dhe kur është në Paris i mungon Tirana. 

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: akademikuartan fugafugazgjedhjet
Pas

KQZ mblidhet sot në orën 11:00, shqyrton ankimimet e PDIU-së dhe PS-së

Para

Plagosja e dy të rinjve me armë zjarri, arrestohen 2 autorët e dyshuar, në kërkim 4 të tjerë

Para
Makina përplasi gjyshin bashke me mbesën në Tiranë, ndërron jetë e mitura në spital

Plagosja e dy të rinjve me armë zjarri, arrestohen 2 autorët e dyshuar, në kërkim 4 të tjerë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.39%, sektorët që ndihmuan dhe ata që vuajtën

Video/ Aksident në Lezhë, automjeti humb kontrollin dhe përplaset në parking pranë këndit të lojërave

Ministri i Jashtëm polak: Gara e armatimeve do ta përshpejtonte fundin e Putinit

Pas deklaratës së Trump, Netanyahu shpreh mirënjohje për mbështetjen në gjyqin për korrupsion

Kosova dështon për herë të 37-të të konstituojë Kuvendin

Deklaratë e fortë nga Trump: Gazetarët e lajmeve të rreme të CNN dhe NYT duhet të pushohen nga puna, njerëz të këqij!

Reforma e Autonomisë Spitalore merr jetë, Ministrja Koçiu diskuton rezultatet me drejtuesit e spitaleve dhe ekipin turk mbështetës

Gruaja gjendet e vrarë në shtëpi, bashkëshorti mbytet në liqen, hetime për vrasje-vetëvrasje

Gaza merr ndihmat e para mjekësore pas dy muajsh bllokadë

Shqipëria dënon sulmin e Iranit ndaj Katarit, mbështet sovranitetin e tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.