Kryedemokrati Lulzim Basha, në takimin e sotëm elektoral në qytetin e Vlorës, i ka përsëritur edhe një herë thirrjen për debat kryeministrit Edi Rama.
“Edi Rama të përsëris ftesën dhe thirrjen për debat televiziv, eja të dalim shqiptarëve, ti bëj bilancin tënd, unë bëj bilancin tim. Le të na gjykojë Vlora, le të na gjykojë Shqipëria. Po jemi edhe më konkretë sonte, le ta bëjmë debatin e parë këtu, meqë je edhe deputet i Vlorës. Këtu në këtë shesh. Në Sheshin e Flamurit të ftoj ta bëjmë debatin e parë televiziv elektoral.
Ka pesë ditë që e ftoj, por përgjigje nuk kthen. Nga e fut dhe nga se fut kokën e muhabetin, por përgjigje nuk kthen. Por kthe një përgjigje mor burrë i dheut, eja në debat se është kulturë demokratike. Unë e di pse ke frikë.”, tha Basha sot. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post