Deputeti Lefter Maliqi tha gjatë një komunikimi live me Fax News se Ai ka qenë për 6 vite drejtues i policisë ndërsa Edi Rama atij i duket krimminel.
Nga sheshi i Teatrit Kombëtar ku i është bashkuar protestës, maliqi tha se Rama është frikacak, ndërsa bëri thirrje për bashkim dhe largimin sa më parë të tij.
“Kam qenë drejtues policie, Rama për mua është kriminel dhe unë e shikoj si të tillë. Ai është frikacak dhe po ju them se nuk është trim, trim është populli shqiptar, janë socialistët e shtetit. Policia e shtetit punon ditën, kriminelët kapen ditën, ne nuk jemi kriminelë. Ejani se ju skllavëroi, ju poshtëroi, po përçan veriun me jugun, artistët, studentët”, tha Maliqi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)