Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ne rrjetin social Facebook një video, ku Covid-19 “demostron” vetë lidhur me qëllimin e tij për vdekjet e shkaktuara.
Në video shihet se si gjasmë “virusi” këshillon të gjitha ata që duan të shpëtojnë prej tij që të qëndojnë në shtëpi pasi një ditë ai do të largohet edhe nga vendi ynë.
“Si të njoha ty? Unë jam i fuqishëm! S’kam armë por mund të vras. S’kam këmbë por lëviz më shpejtë se ti. Nuk kam duar por mund të kapem kudo. Je i madh por je i dobët. Ke sy por nuk më sheh dot, ke veshë por s’më dëgjon. Ja pra ku u njohëm.
S’kam shtëpi dhe asnjë vend ku të shkoj, duhet të lëviz dhe kam udhëtuar në të gjithë botën. Kam qënë në Kinë dhe tani jam në vendin tënd. Ti ke një shtëpi, por nuk të rrihet aty. Tani e di se jam i rrezikshëm. Do të më vrasësh por je i pafuqishëm, sepse jam një virus.
Së shpejti do të mërzitem edhe unë me vdekjen,”- thuhet në video.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/244097030111729/?t=2