20:55 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kambanë alarmi kjo e sotmja? A do të mbeten jashtë listës së kandidatëve Topalli, Bregu dhe Selami?

09:52 | 24/04/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kambanë alarmi kjo e sotmja? A do të mbeten jashtë listës së kandidatëve Topalli, Bregu dhe Selami?

Jozefina Topalli, Majlinda Bregu dhe Eduard Selami janë padyshim kundërshtarët më të mëdhenj të kryedemokratit Lulzim Basha në PD.

Përherë kritikë ndaj Bashës, ”rebelët” duket se sot morën përgjigjen e parë nga kryedemokrati. Topalli, Bregu dhe Selami janë lënë totalisht jashtë organizimit të protestës së sotme në rrugët e Shqipërisë, që do përbashkallëzohet me bllokim.

Padyshim që emra të tjerë brenda PD-së, si Astrit Patozi kanë qenë mjaft kritikë brenda mbledhjeve të grupit , por me sa duket nuk mendohet të jetë në listën e të penalizuarëve.

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit, me një rol kyç në PD, së fundmi duket se ka dhënë mesazhe të forta, në kundërshtim të protestës së çadrës, kur ka publikuar simbolika të rrebeshit që s’e përballon dot një çadër e vogël, fill pas mesazheve të kryetarit të saj së në çadër qytetarët janë shtatëfishuar.

Nga ana tjetër Eduard Selami është parë shumë rrallë në çadër, në mos vetëm një herë, teksa mes demokratësh në protestë ka qarkulluar gjithnjë pyetja: a e ka mbështetur Selami protestën e tyre?

Kurse Jozefina Topalli, një nga figurat më të fuqishme në PD, ka ruajtur një reagim më të kujdesshëm ndaj Bashës, por duke mos e fshehur asnjëherë mosdakordësinë e saj.

Tani, që Lulzim Basha ka rritur profilin e tij si lider i demokratëve, duke u shkëputur nga ”tranzicioni”, siç njihet periudha e kalimit të pushtetit të tij nga Berisha drejt tij, edhe pse ish-kryeministri ka një rol njësoj të fuqishëm, duket se kjo do të jetë një nga lëvizjet e radhës: lënia jashtë nga PD-ja e emrave që gjithnjë e kanë kundërshtuar.

A do të jenë jashtë listës së kandidatëve kur zgjedhjet të organizohen, kjo mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurtë: pikëpyetja rreth tyre do të vazhdojë të ekzistojë. (V.G/SHUPLAKA)

Pas

Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Poliçan, humbin jetën dy persona

Para

Anjeza rikthehet dhe flet për marrëdhënien me vjehrrën angleze: Më thotë “Po unë ҫ’dua në televizion?”

Para
Anjeza rikthehet dhe flet për marrëdhënien me vjehrrën angleze: Më thotë “Po unë ҫ’dua në televizion?”

Anjeza rikthehet dhe flet për marrëdhënien me vjehrrën angleze: Më thotë “Po unë ҫ’dua në televizion?”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

Aksident me tre automjete në Fier/Tre të lënduar, një në spital

Maqedonia e Veriut/ Qeveria shpërndan 30 mln denarë për familjet e viktimave dhe trajtimin e të plagosurve nga zjarri në diskotekën e Koçanit

Franca ndalon pirjen e duhanit edhe në vendet e hapura publike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.