Një makinë është vjedhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Makina është grabitur në zonën e konvikteve në afërsi të 21 Dhjetorit, përballë zjarrfikëses.
Bëhet fjalë për një automjet i tipit “Benz CLS” me targa AA 224 XM, ngjyrë gri.
Pronari ka denoncuar rastin tek JOQ Albania dhe kërkon ndihmën e shqiptarëve për ta gjetur përsëri automjetin e tij. Nga pamjet e dërguara nga pronari shihet sesi dy persona hapin derën e makinës nga ana e shoferit, e nxjerrin nga parkimi dhe më pas largohen me shpejtësi.
Zona e Tiranës, është zona e cila preket më shumë nga hajdutët e automjeteve, të cilët shpeshherë i përdorin këto të fundit edhe për qëllime të këqija.
Në shumicën e rasteve policia rezulton të dështojë në gjetjen e këtyre automjeteve pasi i ndërrohen targat dhe modifikohen.
Pronari i “Benzit” shkruan: “Pershendetje Sot ne mengjes eshte vjedhur 1 makin Tip Mercedes Benz Cls 2007 ngjyre gri tek Konviktet ne 21 prane Zjarrfikseve. Do e postonit ju lutem mbase na ndihmojn ta gjejm sa me shpejt. se di si e kan vjedh. Flm”
Vidhet “CLS” te 21 Dhjetori, pronari: S’di asgjë on Vidnews.