Të tjera detaje zbulohen mbi grabitjen në afërsi të Rinasit më 9 shkurt të këtij viti. Kanë qenë pamjet filmike të kamerave të sigurisë të instaluara në vilën luksoze të Admir Muratajt në Fushë-Pezë, ata që kanë nxjerrë zbuluar të dyshuarin e radhës si bashkautor Klement Çalën.
Në kamerat e sigurisë, Çala shfaqet duhet hyrë dhe duke dalë nga vila e Muratajt, i cili akuzohet si koka e bandës kriminale. Sipas grupit hetimor, Çala ka patur takime të shpeshta si me Muratajn ashtu edhe me të dyshuartit e tjerë, të cilët gjithashtu shfaqen në këto pamjet filmike.
Por Çala nuk është zbuluar vetëm nga kamerat, por edhe nga shenjat e gishtërinjve të zbuluara në ambientet e vilës.
Pavarësisht se Prokuroria ende nuk i ka kërkuar gjykatës caktimin e një mase sigurie në mungesë për Çalën, provat tregojnë se ai është i përfshirë në ngjarje.
Por ndërkohë ndaj Çalës ekziston një urdhër arresti në mungesë, dhe fakti se si ai është lënë të lëvizë kaq lirshëm është tepër i çuditshëm. (D.D)