Një 32-vjeçar në Kamëz është arrestuar nga policia për vjedhje.
32-vjeçari ka hyrë në një banesë për të vjedhur, por është diktuar nga pronaria e banesës, e cila ka telefonuar policinë.
Policia menjëherë ka mbërritur në banesën e shtetases me iniciale A.L. 33 vjeç, dhe ka bërë të arrestimin në flagrancë të të riut.
“Shtetasi me iniciale G. D., 32 vjeç, banues Babrru/Kamëz kishte hyrë për të vjedhur në banesën e shtetas A. L., 33 vjeçe, e cila sapo ka parë të riun ka njoftuar policinë. Me marrjen e njoftimit shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në adresën e dhënë ku kanë konstatuar brenda në banesën e shtetases A. L., 32-vjeçarin të cilin e kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”.