Kreu i PD-së Lulzim Basha po zhvillon një vizitë në familjen e 53-vjeçarit Agim Buci që u vra mbrëmjen e kaluar në dyqanin e tij gjatë përleshjes me grabitësi, ndërkohë që bashkëshortja e tij mbeti e plagosur.
Agim Buci gjeti vdekjen pasi u qëllua nga grabitësit mbrëmjen e kaluar në përpjekje për t’i ndaluar. Ai mbërriti i pajetë në spital, ndërsa gruaja e tij mori një plumb në këmbë. Policia ka vënë një shpërblim deri në 5 milionë lekë të reja për informacione të vlefshme për kapjen e autorëve të krimit.(M.Q/Faxweb)