Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në aksin Elbasan-Peqin pranë fshatit Vidhas.
Nga përplasja e dy mjeteve, një kamioncine dhe një tjetri fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Aksi Elbasan – Peqin është mjaft i ngarkuar kjo edhe për shkak të kthimit të emigrantëve dhe nisjen për pushime drejt bregdetit. Policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet për shkaqet që çuan përplasjen mes dy mjeteve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post