Dy kamionë të ngarkuar me krunde të cilët po udhëtonin drejt Greqisë janë ndaluar nga policia ku gjatë kontrollit është konstatuar se një sasi e konsiderueshme droge ishte fshehur mes tyre.
Ngjarja ka ndodhur përpara pak minutash në doganën e Kapshticës.
Sipas informacioneve paraprake sasia e drogës së sekuestruar ende nuk bëhet e ditur.
Ndërkohë, policia ka bërë menjëherë të mundur arrestimin në flagrancë të dy shoferëve që drejtonin kamionet por sipas deklaratës zyrtare të saj për arsy hetimore, nuk bëhen me dije detaje të tjera.
Deklarata e Policisë:
Kapshticë
Policia Kufitare në bashkëpunim me Autoritetet Doganore, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, godasin një tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit të detajuar në vijë të dytë duke përdorur qen antidrogë dhe më pas edhe gjatë skanimit, Policia Kufitare dhe Dogana kanë konstatuar në dy kamione lëndë narkotike.
Po vijon kontrolli i imtësishëm i dy mjeteve.
Për arsye hetimore, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.
(F.GJ/FAXWEB.AL)