Një aksident ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të ujit të ftohtë.
Një makinë e tonazhit të rëndë ka dalë në anën tjetër të rrugës duke goditur barrierat mbrojtëse.
Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale, shkak dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.
Në vendngjarje ndodhen efektivët e policisë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Priten informacione të mëtejshme.